E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazh, vetëm 1/4 e grekëve shprehin ende besim tek qeveria

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu dhe partia e tij kanë mbështetjen e vetëm një të katërtës së popullsisë, sipas një sondazhi të publikuar sot, ndërkohë që qeveria ka përgatitur një plan tjetër masash shtrënguese. Vetëm 26 për qind e personave të pyetur shprehin ende besim tek Papandreu, sipas një sondazhi të realizuar nga ''Public Issue'' publikuar nga e përditshmja Kathimerini. Sipas të njëjtit sondazh që u zhvillua një muaj më parë numri i mbështetësve të Papandreut ishte 34 për qind.

"Kjo është shifra më e ulët për Papandreun në të gjithë karrierën e tij politike'', theksoi drejtori i institutit të këtij sondazhi, Yiannis Mavris.

Kështu Partia Socialiste (Pasok) ka humbur pesë pikë (27 për qind) duke u renditur pas konservatorëve të cilët kanë fituar dy pikë (31 për qind). Papandreu ka deklaruar disa herë se nuk ishte çështja për zgjedhje të parakohshme, por pritej që përmes politikave të shumta një riorganizim i qeverisë që mund të sjellë largimin e ministrit të Financave, Jorgos Papaconstantinu.

Kryeministri insisitoi, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja Vima, në faktin se ministri i Finanancave nuk reagon vetëm. ''Vendimet janë kolektive, ashtu si suksesi dhe gabimet'', shtoi ai.
"Do të luftoj deri në fund si në Parlament ashtu dhe në Bashkimin Evropian. Ne do ta fitojmë këtë luftë'', theksoi Papandreu.

Qeveria do të bëjë përpjekje për miratimin, gjatë këtij muaji, nga Parlamenti të një sërë masash të reja për kursimin e 28 miliardë eurove deri në vitin 2015, për t'iu përgjigjur kërkesave të kreditorëve të Greqisë, e cila shpreson të përfitojë edhe një ndihmë tjetër financiare.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›