Sondazhe opinioni rritet mbeshtetja e publikut per Presidentin Obama
Presidenti Barak Obama mban te marten e ardheshme fjalimin per gjendjen e vendit pra nje sesioni te perbashket te te dy dhomave te Kongresit amerikan dhe pritet te parashtoje perparesite e administrates per vitin ne vazhdim. Anketat e opinionit tregojne se mbeshtetja per zotin Obama eshte ngritur javet e fundit por ka qene e ulet pjesen me te madhe te vitit te fundit.
Disa sondazhe te opinionit tregojne nje rritje ne mbeshtetjen nga publiku te Presidentit Obama. Anketa me e fundit e kryer nga kanali televiziv NBC dhe gazeta Wall Street Journal tregon se 53 perqind e atyre qe u anketuan miratojne punen e pesidentit Obama nje ngritje kjo prej 8 perqindesh krahasuar me muajin e kaluar.
Analistet politike thone se arsyeja per kete ngritje eshte thirrja e presidentit per unitet pas incidentit te te shtenave ne Arizona qe la gjashte te vrare dhe disa te tjere te plagosur duke perfshire edhe kongresisten Gabriele Gifords. Ata thone gjithashtu se seancat e suksesshme te Kongresit ne fund te vitit te kaluar ndihmuan si pesidentin ashtu edhe ligjvenesit e te dy partive.
Permiresimi i pozites politike te Presidentit Obama vjen ne mes te mandatit te tij kater vjecar qe deri tani eshte dominuar nga debati i acaruar perproblemet e brendeshme lidhur me reformen e kujdesit shendetesor.
Zoti Obama arriti miratimin e reformes vitin e kaluar por demokratet humbem shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve ne zgjedhjet e nentorit. Piter Braun punon ne qendren e anketimeve te Universitetit Quinipiak ne Kenektikat.
Gjithnje e me shume votuesit thone se gjeja me e mire qe ai ka bere eshte reforma e kujdesit shendetesor por po ashtu ata thone se gjeja me e keqe qe ai ka bere eshte kujdesi shendetesor qendrime qe tregojne se vendi eshte i ndare per kujdesin shendetesor.
Presidenti Obama frymezoi unitetin mes amerikaneve kur foli ne ceremonine perkujtimore ne Tuson te Arizones per ata qe u vrane dhe plagos gjate te shtenave mes tyre edhe kongresistja Gabriele Gifords.
shte me rendesi per ne te ndalemi per nje moment dhe te mendojme se duhet te diskutojme me njeri tjetrin me butesi dhe jo me ashpersi.
Kjo shprese u sfidua shume shpejt ne Kongres ku republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve votun per sprapsjen e ligjit te reformes shendetesore mes tyre edhe kongresisti nga Uiskonsini Pol Rajan.
Ne jemi ketu sepse e degjuam kerkesen e popullit amerikan ne zgjedhjet e fundit. Ne jemi ketu sepse besojme se eshte realisht me rendesi te besh kur zgjidhesh ate qe ke premtuar gjate fushates.
Analistet besojne se sprapsja plotesisht e ligjit per kujdesin shendetesor nuk ka te ngjare te ndodhe pasi demokratet ende kane shumicen ne Senat dhe sepse Presidenti Obama ka thene se do te vere veton cdo projketligji qe do te dale nga Kongresi per prapsimin e reformes se kujdesit shendetesor.
Por me fitoret e repulikaneve ne zgjedhjet e nentorit zoti Obama ka perballe disa sfida te veshtira politike ne miratimin e axhendes se tij nga Kongresi.
Anketuesi Piter Braun thote se amerikanet jane te ndare ne pikpamjet e tyre per presidentin Obama nderkohe qe ai fillon pjesen e dyte te mandatit te tij.
Pothuajse tre te katertat e votuesve e pelqejne ate si njeri por me pak se gjysma jane dakord me politikat e tij.
Me kalimin e kohes pjesa me e madhe e dy viteve te ardheshme do te perqendrohet ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 dhe si do te pozicionohen te dy partite.
Manovrat politike per fushaten e zgjedhjeve presidenciale te vitit 2012 pritet te intensifikohen gjate muajve te ardheshme kur disa kandidatete mundshem republikane per Shtepine e Bardhe do te njoftojne nese e synojne presidencen.