E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI kryen nje nga operacionet me masive ne histori kunder Mafias

127 anetare te krimit te organizuar perballen me akuza perfshire vrasje zhvatje parash dhe trafik narkotikesh ne nje nga operacionet me te medha kunder mafias ne historine e FBI-se sic deklaruar prokuroret.

Mbi 100 te pandehurit u arrestuan dje ndersa rreth 800 agjente federale dhe oficere te policise kryen aksione ne disa shtete.  Nje person u arrestua ne Itali. Prokurori i Pergjithshem amerikan Erik Holder tha se mes te pandehurve kishte figura qendrore te familjeve mafioze Gambino dhe Colombo dhe ish- kreu i krimit te organizuar ne New England. Te pesta familjet kryesore te krimit ne Nju Jork ishin ne shenjester.

Ky eshte nje nga operacionet me te medha te kryera ne nje dite kunder mafias ne historine e FBI-se si persa i takon numrit te te pandehurve te arrestuar dhe te akuzuar ashtu edhe permasave te aktivitetit kriminal per te cilin akuzohen.

Akuzat mbulojne krime qe jane kryer ne nje periudhe prej disa dekadash perfshire goditje klasike bandash per te eliminuar rivalet nje vrasje gjate nje perpjekjeje per grabitje dhe nje hapje zjarri ne nje mosmarreveshje per nje pije te derdhur ne nje bar.

Disa akuza te tjera kishin te benin me korrupsion mes punonjesve te portit qe ishin te detyruar tu jepnin nje pjese te shperblimeve te fundvitit familjeve te krimit. Nje nga te arrestuarit ishte nje ish-oficer policie.

Autoritetet thone se hetimi u ndihmua nga informatoret qe incizuan mijera biseda nga persona te dyshuar si anetare bandash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›