E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez u nis për në Kubë

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka udhëtuar për në Kubë, për t’iu nënshtruar edhe një operacioni kundër kancerit.

Asambleja Kombëtare e Venezuelës, ku Chavez ka shumicën, i ka dhënë atij “kohë të pacaktuar” për të qëndruar në Kubë.

Vitin e kaluar, lideri majtist ka deklaruar se është shëruar pas dy operacioneve të kryera në Kubë.

Nevoja për një tjetër intervenim vë në dyshim fushatën e tij për rizgjedhje më 7 tetor.

Ajo po ashtu vë në pikëpyetje mundësinë e Chavezit për të sunduar Venezuelën edhe për një mandat gjashtë-vjeçar, nëse fiton zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›