Viti 2011 ishte vit i konflikteve

Numri i luftërave në botë gjatë vitit 2011 ka arritur nivelin më të lartë, që nga viti 1945. Këtë vlerësim e dha Instituti i Heidelbergut për hulumtimin e konflikteve, i cili numëroi gjithsej 20 luftëra. Siç njoftoi ky Institut, në këtë mënyrë është tejkaluar viti 1996, kur janë numëruar 13 luftëra.
Marrë në përgjithësi, hulumtuesit në vitin 2011 regjistruan 38 konflikte të dhunshme dhe marrë në përgjithësi, bëhet këtu fjalë në të shumtën e rasteve për konflikte brenda kufijve të shteteve.
Para se gjithash nga konfliktet kanë qenë të goditura rajonet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikë, me ç’rast Instituti deklaroi se në këto rajone ka potencial për eskalim të mëtutjeshëm të dhunës.
Për dallim nga viti 2011, në vitin 2010 në tërë botën janë regjistruar vetëm gjashtë luftëra.