E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes Udineze Junajtid Valencia e Shalken kaluan pengesat

Nuk pati thuajse asnjë të papritur në Ligën e Europës në ndeshjet e së enjtes. Valencia eleminoi skuadrën angleze Stouk, duke e mundur 1-0, po aq sa kishte fituar edhe në ndeshjen e parë. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Zhonas .
Edhe skuadra gjermane e Hanoverit e kaloi turin duke fituar 1-0 në Belgjikë ndaj Bryzhit. Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 për Hanoverin, në të dytën goli u shënua nga Diuf.
Udineze nuk e pati aspak problem të eleminonte PAOK-un e Selanikut, edhe pse në Itali ndeshja e parë kishte dalë 0-0. Danilo, Floro Flores dhe Domici ishin autorë të golave
Skuadra holandeze e PSV-së fitoi lehtësisht ndaj turqve të Trabzonsporit me rezultatin 4-1. Gjithçka u vendos që në 30 minutat e para kur holandezët shënuan dy gola. Edhe takimi i parë ishte fituar nga PSV me rezultatin 2-1.
Një tjetër skuadër holandeze e kaloi turin. Kjo ishte Tvente që fitoi ngushtë 1-0 me Steauan e Bukureshtit. Edhe ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për holandezët.
Një kualifikim të vështirë arriti Bilbao, duke fituar 1-0 ndaj Lokomotivës së Moskës. Kjo, edhe pse baskët mbetën me 10 lojtarë. Kualifikim edhe për belgët e Standardit të Liezhit që barazuan 0-0 me polakët e Vislës.
Në ndeshjet e orës 21:00, Mançester Junajtid kapërceu Ajaksin e Amsterdamit, edhe pse u mund 2-1 në fushën e tij. Anglezët kaluan në epërsi shumë shpejt, por holandezët shënuan nga një gol në çdo pjesë loje. Junajtid kishte fituar 2-0 në ndeshjen e parë.
Beshiktashi turk u mund 1-0 në Stamboll nga Braga, por kaloi turin pasi kishte fituar 2-0 në Portugali. Dy skuadra fituan nga 1-0 dhe u kualifikuan. Atletiko e Madridit eleminoi Lacion dhe Olimpiakos ia doli ndaj Rubinit rus.
Më të vështirë e pati Shalke, së cilës iu desh koha shtesë për të thyer rezistencën e çekëve të Pëlzenit. Në fund, gjermanët fituan 3-1, me 3 gola shënuar nga holandezi Huntelar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›