15 minuta me Tymoshenko’n

Kjo e fundit, që aktualisht po vuan dënimin me shtatë vjet burg për shkak të “abuzimeve me detyrën zyrtare”, të mërkurën është transferuar në spital për të trajtuar lëndimet e marra në burg. Në spital ajo po mbikëqyret nga një neurolog gjerman.
Mjeku kryesor i spitalit ka deklaruar se presidentes lituaneze iu dhanë vetëm 15 minuta kohë për të biseduar me Tymoshenkon.
Që nga burgosja e saj, në tetor të vitit 2011, Grybauskaite është politikania e parë e huaj të cilës iu lejua të takojë ish-kryeministren ukrainase.
Edhe qeveria italiane të premten ka kërkuar leje nga Kievi zyrtar që zyrtarja e saj, nënsekretarja për Punë të Jashtme të Italisë, Marta Dasu, të vizitojë Tymoshenkon.
Rasti i ish-kryeministres ukrainase ka tensionuar shumë marrëdhëniet e Kievit me Perëndimin. Diplomatët evropianë insistojnë se dënimi i Tymoshenko’s është i motivuar politikisht.