Sondazhet në Greqi: Socialistët kryesojnë në zgjedhjet legjislative
Partia Socialiste greke ''PASOK'', në opozitë, kryeson me 6,7 pikë kundrejt partisë konservatore në pushtet ''Demokracia e Re'' përsa i përket zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen më 4 tetor. Të paktën kështu bëhet e ditur nëpërmjet një një sondazhi të publikuar gjatë orëve të fundit, sondazhe që kanë nisur të jenë më të shpeshta që pas shpalljes së datës për zgjedhje të parakohshmë nga ana e kryeministrit grek kostas karamanlis. Gjithashtu ky është sondazhi i parë i publikuar, që pas njoftimit të enjten e kaluar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministri konservator dhe njëkohësisht kryetar i partisë 'Demokracia e Re'', Caramanlis.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga e përditshmja ''To Vima'', partia socialiste ''PASOK'' që drejtohet nga Georges Papandreu mori 30,8 për qind të votave kundër 24,1 për qind për partinë ''Demokracia e Re'' e ndjekur nga partia komuniste greke (KKE) me 7,1 për qind të votave, partia e ekstremit të djathtë ''Laos'' me 4,3 për qind dhe partia renovatore e majtë me tre për qind.
Më shumë se 26 për qind e personave të pyetur nuk kanë dhënë asnjë mendim. Sondazhi u zhvillua nga instituti ''Kapa'' për llogari të së përditshmes ''To Vima'' në datat 3 dhe 4 shtator.