Imuniteti, Xhafa:Deklaratat e Berishës, abuzim

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa i ka cilësuar si abusive dhe spekulative deklaratat e kryeministrit Berisha se mos heqja e imunitetit do të pengojë integrimin e vendit.
Në një takim me gazetarët, Xhafa theksoi se nëse PS-ja do ta votonte nismën e PD-së për heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimeve në Kushtetutë atëherë do të kishte dy projektligje për ndryshimin e ligjit.
“Ne e kemi votuar në parim ligjin dhe ne e konsiderojmë të mbyllur çështjen e amendamenteve për imunitetin. Sot kemi një draft konsesual. Ne nuk kemi votuar vetëm për votimin në tërësi. Nëse do votohej në tërësi do të thotë që do të kishte dy projekligje për ndryshimin e një ligji, ndërkohë që janë të depozituara dy inisiativa” tha Xhafa.
Xhafa gjithashtu hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha se opozita ka rënë dakort që më datën 6 gusht të votohej për heqjen e imunitetit.
vijon..