E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sondazhi 2”, Lulzim Basha në epërsi ndaj rivalit të tij Edi Rama

30-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha do ishte kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër. Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar nga Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash, në njësitë bashkiake të kryeqytetit. 54,8 % votave të të anketuarve, Basha është kandidati i preferuar për qytetarët. Rivali i tij Edi Rama mbështetet nga 43,6 % e të anketuarve. Përsa i takon interesit publik të qytetarëve, Punësimi është çështja që merr mbështetjen e 39.% e mbështetur nga infrastruktura me 22.3%. Ky është programi që presin qytetarët nga kandidatët

Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash ka publikuar sot në mesditë të dhënat e një sondazhi të zhvilluar prej saj, lidhur me sjelljen elektorale të votuesve dhe preferencat e tyre ndaj kandidatëve dhe partive politike. Kësisoj, QNSF ka arritur të testojë 500 votues në njësitë bashkiake të kryeqytetit, të cilët edhe kanë shprehur preferencat e tyre. Për bashkinë e kryeqytetit ku kandidojnë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Hysni Milloshi, 54,8 % e të anketuarve janë shprehur se vota e tyre do jetë për Bashën, 43,6 % për Ramën dhe 0.4% për Milloshin. Po ashtu, edhe në aspektin e partive Politike, Partia Demokratike është votuar nga 49,6 %, PS është votuar me 43,2 %, LSI është votuar me 4 %, Partitë e tjera së bashku 2,4 % ndërsa kanë refuzuar të përgjigjen 0,8 %.
Sondazhi përmban 500 pyetësor dhe është shpërndarë në mënyrë të rastësishme në çdo njësi bashkiake dhe qendër votimi, bazuar mbi përqindjen e popullsisë në çdo njësi bashkiake.
Ndërkaq, që nesër fillon realizimi i një tjetër sondazhi për të parë nëse vota e votuese të kryeqytetit do të ndryshojë.

Kandidatët për bashkinë e Tiranës
Edi Rama është votuar nga 43,6 % e të anketuarve
Lulzim Basha është votuar nga 54,8 % e të anketuarve
Hysni Milloshi është votuar nga 0.4%  e të anketuarve
Nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje 1,2 % e te anketuarve

Partitë Politike
Si parti PD është votuar me 49,6 %
      PS është votuar me 43,2 %
      LSI është votuar me 4 %
           Partitë e tjera sëbashku 2,4 %
    Refuzojnë të përgjigjen 0,8 %

Të dhënat e anketës
17, 6 % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës 18-24 vjeç
15,6 % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës 25-35 vjeç
18,4 % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës 35-44 vjeç
20.4 % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës 45-54 vjeç
20.4 % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës 55-64 vjeç
7,6  % e të intervistuarve kanë qenë të grupmoshës mbi 65 vjeç

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›