E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, urojnë krerët e shtetit dhe politikës

Drejtuesit më të lartë të shtet uruan besimtarët e krishterë shqiptarë duke uruar ditë më të mira për të gjithë. I pari që mbërriti në selinë e kishës ortodokse në tiranë ishte kreu i shteti Bamir Topi dhe pas tij kryetarja e Parlamentit Topalli. Që të dy ata vunë theksin tek nevoja e dialgout politik në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe jo vetja.

"Jo rastësisht festat fetare përqëndrohen brenda një periudhe të shkurtër në pranverë, cka do të thotë që pranvera sjell me vete dhe besimin te komunikimi, te ajo që konsiderohet njerëzore, te besimi për tiu kthyer veprave të mira, vepra të cilat ne kemi nevojë të gjithë si shoqëri", uroi Bamir Topi, president i Republikës.

"Absolutisht është dita në të cilën duhet të mendosh më shumë për dialogun në Parlament, për koperimin, bashkëpunimin, pajtimin, kalimin e situatave artificiale dhe për të menduar për atë që është më e rëndësishme për vendin dhe jo për atë që është axhendë personale. Për të punuar për atë që kanë më shumë interes shqiptarët që është liberalizimi i vizave, dhe jo për interesin partiak apo personal në sjelljet politike", tha Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit.

Kryetari socialist Edi Rama në vizitën e tij në selinë e kishës ortodokse kishte sjellë me vete edhe simbolin e pashkës për kryepeshkopin Janullatos, ndërsa në urimin e tij për besimtarët e krishterë ai vuri theksin tek njerëzit që përballen me krizën ekonomike.

"Shumë shqiptar dhe shqiptare jetojnë momente vecanërisht të vështira. Në kushtet kur shumë familje në këtë vend jetojnë një krizë ekonomike e cila realisht u ha shpirtin. është dita për të uruar që të gjitha këto të kapërcehen dhe për të shprehur besimin se të gjitha këto mund dhe të kapërcehen së bashku", uroi Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.

Një urim për besimtarët e krishterë shqiptarë bëri edhe ambasadori amerikan në tiranë Xhon ëithers ndersa u shpreh se është një ditë e bukur ku njerezit në të gjithe boten mendojne per vlerat me te larta dhe si te jene me te mirë dhe bejne gjera të mira. “Eshte shume inspiruese te jesh sot ketu”- e mbylli urimin e tij ambasadori Uithers.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›