Sondazhi: Obama jo president në vitin 2012
Një sondazh i rrjetit CNN tregon se rreth 51 % e amerikanëve mendojnë se Presidenti Barak Obama nuk do të rizgjidhet në post në zgjedhjet e vitit 2012.
Sipas sondazhit, vetëm 46 % e amerikanëve besojnë se Obama do të qëndrojë edhe për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së bardhë.
Sipas CNN vetëm 26 % e votuesve janë të bindur se në vitin 2012, do të votojnë sërish për Obamën, ndërsa 35 % thonë se nuk do të votojnë për asnjë shkak për presidentin demokrat.
Sondazhi tregon se 16 % e votuesve të pyetur janë në mëdyshje për votën për presidentin Obama nëse do kandidojë në zgjedhjet e vitit 2012.