E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor në Misisipi, 3 të vdekur

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe dhjetra studentë mbetën të plagosur si pasojë të një aksidenti automobilistik në Misisipi të Shteteve të Bashkuara.
 

Mediat amerikane raportojnë se autobusi me të cilin udhëtonin një grup studentësh u përplas me një trajler në një rrugë rurale.
 

Rrjeti CBS News, raporton se viktimat janë shoferi i autobusit, një mësues dhe drejtuesi i trajlerit.
 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur më shumë se 60 nxënës të plagosur.
 

Sipas policisë lokale, drejtuesi i trajlerit mund të ketë pësuar atak kardiak para aksidentit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›