E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi PD fiton ndaj PD Qamil Xhani

Nese do te zhvilloheshin zgjedhjet tani Partia Demokratike do te fitonte 43.5 per qind te votave perkundrejt 38.9 per qind do te merrte partia Socialiste. Nderkohe qe me shume se 73 per qind e shqiptareve mendojne se puna e qeverise ne procesin e liberalizimit te vizave ka qene pozitive. Ky eshte rezultati i nje sondazhi te organizuar nga kompania Euromedia Resarch ku me sa duket performanca e mire e qeverise ka bere qe shumica e qytetareve te jene ne favor te se djathtes pavaresisht se eshte ne fillim te vitit te dyte te mandatit te dyte te qeverisjes. Qytetaret e pyetur per punen e qeverise opozites ne kete proces vleresojne se angazhimi i mazhorances ka qene maksimal. Vetem 36 per qind e te pyeturve mendojne se puna e pozites ka qene pozitive 28 mendojne e ka qene negative dhe 34 per qind mendojne se ka qene neutrale. Nderkohe qe ne rastin e qeverise vetem 4.8 per qind e te pyeturve mendojne qe ajo ka bere nje pune negative ne procesin e liberalizimit te vizave. Shumica e te anketuarve ne sondazh e vleresojne ne menyre pozitive dhe punen e qeverise gjate vitit te fundit. Keshtu sipas sondazhit 421 per qind mendojeni se qeveria ka bere pune pozitive 346 per qind mendojne se qene neutrale dhe vetem 233 mendojne se kane bere pune negative. Nderkohe qe numri i qytetareve qe mendojne se opozita ka bere pune negative gjate viteve te fundit eshte me i larte. Sipas sondazhit 32 per qind e te anketuarve e vleresojne negativisht punen e qeverise gjate koheve te fundit. Nderkohe qe 438 per qind mendojne se opozita gjate vitit te fundit ka qene neutrale ne qendrimet e saj dhe 236 mendojne se puna e opozites ka qene pozitive. Ne kete menyre vleresimi per punen qe qeverise dhe opozites gjate nje viti merr dhe rendesi per sa i perket aksionit politik dhe zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ky eshte dhe objekti i sondazhit qe ne materialin sqarues te se cilit shkruhet se qellimi i ketij vezhgimi eshte te permbledhe mendimet e qytetareve shqiptare 18 vjec e siper rreth disa figurave politike shqiptare aktualitetit politik dhe rreth votimit ne zgjedhjet e ardhshme. Sondazhi eshte shtrire ne te 12 qarqet e vendit dhe per nxjerrjen e te dhenave te tij jane pyetur 967 intervista. Por vec vleresimit per punen e qeverise ne studimin e Euromedia Resarch nje hapesire e konsiderueshme i kushtohet dhe perceptimit qe kane qytetaret per nivelin e korrupsionit ne vend. Ne sondazh evidentohet ne menyre te qarte si sektori me problematik per shkak te korrupsionit sistemi shendetesor. 6.2 per qind e te pyeturve deklarojne se jane detyruar qe ti japin mjekeve me para ne dore. Kjo eshte dhe shifra me e larte e te intervistuarve qe pranojne se sistemi shendetesor eshte me i korruptuari vend. Pas mjekeve renditen infermieret ku 5.1 per qind e te pyeturve deklarojne se jane detyruar te paguajne me para ne dore per ta marre sherbimin e kerkuar. Interesant paraqitet fakti se ne sondazh edhe sektori i arsimit ka renditet problematik per sa i perket korrupsionit. Pyetjes Kujt dhe sa here i keni bere nje dhurate ne menyre direkte ose jo apo keni dhene para shtese gjate 12 muajve te fundit pervec shumes se paguar per tarifen zyrtare 3.4 per qind e te anketuarve i jane pergjigjur po dhe 96.6 jo per mesuesit dhe profesoret e sistemit arsimor publike.

Si do ta vleresonit punen e ... gjate vitit te fundit
QEVERISE OPOZITES
Pozitive 42.1 23.6
Neutrale 34.6 43.8
Negative 23.3 32.6

Ne vendimin e heqjes se regjimit te heqjes se vizave per Shqiperine mendoni se puna e ... ka qene

QEVERISE OPOZITES
Pozitive 73.2 36.6
Neutrale 20.0 34.9
Negative 4.8 28.5

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›