Lartesi te stuhishme per Amik Kasoruhon
I kerkova dhe pas pak i gjeta tri guret e varrit ne te rrepiren prane pllajes ajo e mesit e perhime dhe e mbuluar pergjysme nga shqopat ajo e Edgar Lintonit e zbukuruar vetem me bar dhe me myshkun qe po i ngjitej te kembet e varrit ajo e Hithklifit akoma e zhveshur. Ndenja gjate prane atyre varreve nen ate qiell dashamires pashe fluturat e nates qe vertiteshin mes shqopave dhe zymbylave ndjeva frymemarrjen e lehte te eres midis barit dhe pyeta veten kush valle mund te imagjinonte se ata qe flinin ne ate dhe te qete mund te benin gjume te paqete.... Keshtu perfundon romani i mrekullueshem i Emili Bronte Lartesite e stuhishme nje nga klasiket e medhenj te letersise europiane i cili do jete ne duart e lexuesit shqiptar ne prag te Krishtlindjeve nga shtepia botuese Dudaj. Perkthimi i eshte besuar nje mjeshtri nje emri te madh te perkthimeve ne shqip Amik Kasoruhos. Perkthimi i pesedhjete e nente i Kasoruhos i kushtohet pikerisht ketij romani dashurie te cilin e ka sjelle ne shqip prej origjinalit ne anglisht. Lartesite e Stuhishme eshte konsolidim i pervojes pothuaj gjashtedhjetevjecare ne fushen e perkthimit te autorit eshte zgjedhje e vecante ky liber per lexuesin tone nese kujtojme se nga letersia romantike angleze ka ardhur ne shqip Jan Ostin por jo Emili Brontegrave e cila u be e famshme me romanin e saj te vetem Wuthering Heights.
Kemi perballe njeri-tjetrit nje perkthyes te konsoliduar dhe nje autore qe konsolidohet me romanin e saj te pare dhe te vetem.
Pas pervojes se suksesshme me pergatitjen serioze dhe botimin e vellimit poetik Vargje te pluhurosura te Robert Shvarc Amik Kasoruho vijon ne fushen e tij me perkthimin e kesaj vepre jo vetem voluminoze por edhe te rendesishme letrare. Romani eshte nje rrefim i madh dashurie dhe urrejtjeje i se mires dhe i se keqes. Rrefehet historia e dashurise se Ketrines dhe Hithklifit pasion qe ne fund i shkaterron te dy. Romani Lartesite e stuhishme e pati te veshtire fillimin e tij pasi kritika e kohes dalloi nje menyre te rrefyeri paksa pasive. Por ishte pikerisht menyra e rrefimit sintaksa e fjalive fabula e mrekullueshme rrjedha e ngjarjes shkruar kendshem personazhet ne gjithe rrugetimin e tyre qe e bene romanin te mbetej ne listen e romaneve klasike dhe Brontegraven perfaqesuese te denje te romantizmit anglez.
Emily Bronte lindi ne Thornton te Yorkshirit. Ajo ishte e pesta nga gjashte femije. Ne vitin 1820 familja u transferua ne Haworth ku babai i Emilise punonte si famullitar. Ishte ky ambient qe beri te shpertheje talenti letrar i motrave te famshme Bronte. Gjate femijerise i vdes i ati tre motra dhe vellai. Emilia ishte nje grua me karakter te forte e heshtur dhe e mbyllur. Nje influence te madhe ne jeten e saj pati guvernantja Tabby e cila e mbushi me histori te ndryshme gjithe fantazi.
Ajo shkruan rreth 200 poezi duke filluar qe nga viti 1836. Ne vitin 1838 Emilia fillon te punoje si mesuese ne nje vend ne lindje te Yorkshirit ku qendroi e vetme per pak muaj. Pikerisht gjate kesaj kohe ajo nisi te shkruaje poezi. Kur u kthye nga ai vend pune Emilia i kushtohet puneve te familjes piktures dhe vijon me poezite. Bashke me motren Sharloten nisen per ne Belgjike per te njohur gjuhen e vendit. Sharlota gjen nje fletore me poezi te Emilise dhe mbetet e shtangur nga talenti i motres. Kjo e shtyn tia botoje gjithe poezite. Ishte e veshtire te bindje Emiline per te publikuar poezite. Per kete motrat rane dakord ti botonin me pseudonim te krijuar nga inicialet e emrit. Sharlota arriti ta binde dhe ne vitin pasues u botuan Poems by currer Ellis dhe Acton Bell. Nderkaq shendeti i Emilise vinte duke u perkeqesuar per shkaqe te dobesise dhe kushteve te jetes. Ajo vdes nga tuberkulozi ne moshen 39- vjecare. Ishte viti 1848. Menyren se si e perballoi semundjen Emilia eshte pothuaj mitike Sharlota ne letrat e saj shkruan se motra jo vetem qe nuk i merrte barnat dhe nuk pranonte mjekun por u kujdes per shtepine derisa i merrej fryma e nuk fliste dot. Pranoi ta vizitonte nje doktor vetem me 19 dhjetor i cili e pa duke vdekur dhe se si ajo ishte shnderruar ne nje skelet.
Ne vitin 1847 botuesi Newby pranon te botoje romanet e Ellis dhe Acton Bell respektivisht Lartesite e stuhishme dhe Agnes Grey qe u publikuan pas suksesit te madh te librit Xhen Eir te Currer Bell. Lartesite e stuhishme u be shkak per diskutime te shumta pasi sipas kritikes mungon nje fund i moralshem dhe vetem pak njerez diktuan origjinalitetin dhe fuqine e romanit.
Dite pas dite romani ne te cilin struktura ishte nje risi filloi te kishte nje jehone te madhe duke u konsideruar si nje klasik i letersise boterore nje nga shembujt me te mire te letersise viktoriane. Lartesite e stuhishme ka frymezuar shume gjini te artit. Jane realizuar variante filmash si dhe eshte pershtatur per radio dhe televizione muzikal dhe variante kengesh.