E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, Rama: Fitorja në Tiranë, e thellë

TIRANE-Fitorja në Tiranë do të jetë e thellë. Kështu shkruan kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në Twitter, ndërsa lajmëron edhe përfundimin e përpunimit të të dhënave të sondazhit të sapopërfunduar për për Tiranën.

“Në Tiranë pas një dite të jashtëzakonshme. Qershia mbi tortë të dhënat e sondazhit të sapopërfunduar për kryeqytetin! Do jete e thelle:-)”- shkruan Rama.

Gjatë ditës kreu i PS-së ka zhvilluar disa takime elektorale, ndërsa së fundi u ndal në Kavajë në “Këndin e Fjalës, ku pati një bashkëbisedim me banorë të këtij qyteti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›