E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë, Berisha: Rama me kandidatë të dalë nga burgjet, do rilindjen e bllokut Hoxhist

KUÇOVË- Partia Demokratike prezantoi sot në Kuçovë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri premtoi se bashkë me deputetin e zonës 4 vitet që vinë do të bëjnë gjithçka për të ndërtuar një infrastrukturë moderne.

Numri 1 i qeverisë, akuzoi kreun e PS-së, se po fyen shqiptarët duke krahasuar “rilindësit e tij’ me figurat e Rilindjes Shqiptare, si Sami dhe Abdyl Frashëri. Berisha sulmoi kandidatët e PS-së, që sipas tij kanë dalë nga qelitë e burgut. 

“Di i kërkoj zotit Rama. Mos i fyej qytetarët shqiptarët, mos i fyej qytetarët e Beratit, Kuçovës, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, të Lushnjes, Fierit, Kukësit, Peshkopisë, Kosovës, Tetovës, Ulqinit, Malit Zi Diasporës kudo që janë, ke ngritur na autobusin mavi një bandë dhe e krahason atë me rilindasit, shenjtorët e mendimit tonë kombëtar. Këdo ti paraqesësh ti qytetarëve të Beratit, Fidelin për Babë Dudë Karbunarën...ti paraqet elementë që janë problem madhor për vetën e tyre, si Sami dhe Avdyl Frashëri. Mos i lëndo shqiptarët. Cfarë e lidh Kokëdhimën me Naim Frashërin. Cfarë e lidh Tom Doshin me Filip Shirokën, Ndre Mjedën. Zoti Rama këtë e bën ti, këtë emërtim të këtyre shokëve, mund ta bësh vetëm ti për shkak të trashëgimisë tënde. Etërit tuaj e urrenin “Rilindjen”. Është e freskët në memorien tonë kur morën revolucionin kundër rilindësve tanë, ndërsa ti i krahason me Fidel Yllin, Tom Doshin, Koco Kokëdhimën, Arben Noken i sapo dalë nga burgjet për krimet e tij. Thirrja ime, zotëria me rilindje nënkupton rilindjen e bllokut Hoxhist, rilindjen e etërve të tij, por ajo është një e shkuar që nuk kthehet më. 23 qershori do jetë Vaterlo e tyre. Ju ftoj të shkojmë shumicë dhe fitimtare në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Berisha. 

Kreu i ekzekutivit theksoi se reformat e mazhorancës kanë funksionuar pasi ulën taksat, shmangën krizën që preku Evropën, si dhe rritën pagat dhe pensionet.

“Ne kemi ndërtuar qindra kilometra rrugë me vendimin se ku të jetoni të keni rrugë të mira. Ndërtuam dhe rindërtuam 78 shkolla, ndaj ju ftoj që të cojmë para të ndërtojmë sdo shkollë. Ja dolëm të rrisnim rrogat edhe pensionet. Mësuesja që merrte 150 mije lek merr tani 400 mijë lekë. Jo një por rreth 20 rroga më shumë sec merrte ne vitin 2005. Sot fermeri shqiptar që merrte pak vite më parë 3400 lekë, merr tani rreth 8 mijë lekë, 13 pensione me shume sec merrte 6 vjet me parë. Reformat tona kanë funksionuar dhe funksionojë ne ulëm taksat, morëm 4 miliardë dollarë investime. Ne bëmë të mundur të punësohen në 4 vitet e fundit mbi 200 mijë vetë. Ne ulëm taksat jo se themi ne, por se e thotë KE , FMN e thotë BB. Shqipëria i vetmi vend që pati ulje të papunësi por rritje të punësimit. 4 vitet që vijnë të clirojmë biznesin nga cdo taskë për prodhimin e tyre. Kemi vendosur që fermerëve tanë tu kompensojmë me para në dorë akcizës e naftës, TVSH e gjithë makinerive dhe imputove, dhe cdo gjë që përdorin për serat e tyre”, premtoi Berisha. 

Berisha nënvizoi arritjet e qeverisë së ti si anëtarësimi në NATO, nënshkrimin e stabilizim associmit, heqjen e regjimit të vizave me Evropës, ndërkohë ftoj shqiptarët që të vijojnë së bashku “për hapjen e negociatave, për Shqipërinë e integruar në BE. Të vijojmë përpjekjet për të liberalizuar vizat me SHBA”
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›