Berisha-Ramës: Mos u krahaso me rilindasit, i poshtëron për së vdekuri
Kuçovë- Kryeministri Sali Berishë është ndalur sot në Kuçovë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të PD-së në këtë qytet. Ai ka kërkuar votën e qytetarve, duke premtuar rritje të pagave dhe pensioneve, më tepër zhvillim, investime në infrastrukturë dhe arsim.
Por kryeministri ka sulmuar drejtpërdrejt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke thënë se ai bashkë me kandidatët për deputetë është duke poshtëruar rilindasit shqiptarë. Sipas Berishës nuk mund të krahasohet Koço Kokëdhima me Naim Frashërin, apo Tom Doshi me Ndre Mjedën.
Nga Kuçova, nga qarku i Beratit do ti kërkoj zotit Rama, mos i fyej qytetarët shqiptarë! Qytetarët e Bertatit, Kuçvës, Vlorës, Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, Fierit, Lushnjes, Kukësit, të Kosovës, Tetovës, Malit të zi, disiasporës dhe kudo që janë. Ke ngritur në autobusin mavi një bandë dhe e krahason ata me rilindasit shenjtorët e vendit. Kujt do ti paraqesësh ti Fidelin për Babë Dud Karbunarën? Të paraqesësh ti elementë që janë problem madhor për veten e tyre si Sami Frashëri, Naim Frashëri apo Abdyl Farshëri. Mos i lëndo shqiptarët! Se këtë nuk ua ka bërë kurrë kush, kurrë. Çfarë e lidh kokëdhimën me Naim Frashërin? Çarë e lidh Tom Doshin me Mjedën? Zoti Rama, këtë emërtim të këtyre shokëve mund ta bësh vetëm ti për shak të trashëgimistë tate. Trashëgimi e cila, etërit tuaj e urrenin rilindjen. Ata ndërmorën revolucionin kundër rilinasve, ti kërkon të ti poshtërosh për së vdekuri, duk i krahasuar me Kodhimën. Me Arben Ndokën të sapodalë nga burgjet,- tha ai.
Më tej Berisha u shpreh se Partia Socialiste kërkon të ngjallë regjimin komunist, ndërsa ka kërkuar votën e qytetarve për të shkuar drejt rrugës evropiane. Ai u shpreh se qytetarë duhet të votojnë për Kuçovën e zhvilluar.
Ndaj dhe thirrja ime është, përçdo qytetar shiptar. Zotëria, me rilindjen e bllokut hoxhist nënkupton rilindje e etërve të tij. Ajo për shqiptarët është e shkuar dhe nuk kthehet më. 23 qershori do të jetë vatërloja e bijëve të tyre. E jotja zoti Rama dhe shokëve që ke marrë mbrapa. Të shkojmë shumicë, fitimtarë në zgjedhjet e 23 qershorit, të votojmë për rrugën tonë, drejt BE-së. Të votojmë për shpirtin tonë perëndimor, për aspiratn e atyre që bënë Shqipërinë Shqipëri. E atyre që mësuan shqiptarët se dielli i tyre lind nga perëndimi. Të votojmë për Kuçovën dhe Beratin e zhvilluar,- tha ai.
Berisha ka premtuar rritje e turizmit për Beratin, sipas tij, në katër vitet që vijnë nga 300 mijë, numri i tyre do të shkojë në 900 mijë. Ai tha se do të ketë avantazhe edhe për fermerët.
Më herët shefi i ekzekutivit zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e urës Vajgurore, ku ka paraqitur programin e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit. Ai premtoi zgjidhjen e problemit të ndotjes, ujit të pijshëm dhe legalizimit të pronave.