E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i Gallup: 16 përqind e njerëzve në botë do të donin që të emigronin

Uashington, 5 nëntor, NOA Rreth 16 përqind e popullsisë në mbarë botën shfaq dëshirën se nëse do ti jepet mundësia, do ta ndryshonte me shumë dëshirë vendin në të cilin jetonte, për të zgjedhur një tjetër të tillë.

Në shifra nuk janë pak, por plot 700 milionë njerëz në botë, të cilët do të shkonin të jetonin në një vend tjetër nëse do tu jepej mundësia.
Një fakt i tillë pohohet nga rezultatet e fundit të një sondazhi të zhvilluara nga Gallup International, i cili është zhvilluar në 135 vende dhe ka marrë në pyetje njerëzit nëse shfaqnin dëshirën për të emigruar.

Rezultatet e sondazhit treguan se 80 përqind e atyre që thanë se duan të emigrojnë jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa shumica e të anketuarve thanë se dëshirojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›