Ivanov fton Papuliasin në Maqedoni
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i dërgoi ftesë kolegut të tij grek Karolos Papulias për vizitë zyrtare në Maqedoni.
“Jam thellë i bindur se me vizitën Tuaj, ne si njerëz të parë të dy vendeve fqinje do të japim kontribut të konsiderueshëm në vizionin tonë të përbashkët dhe definitivisht do të japim një impuls plotësues të fortë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, bëhet e ditur në ftesën, që presidenti Ivanov ia dorëzoi të mërkurën ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopullu.
Ivanov në letrën dërguar Papuliasit thekson se në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë “ka shumë më tepër gjëra që lidhin dhe afrojnë, sesa që ndajnë”. “Kam besim të fortë se me angazhime të përbashkëta do të kontribuojmë në forcimin e lidhjeve tona të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja shteteve tona”, bën të ditur Ivanovi.
Në ftesën drejtuar presidentit grek Papulas, presidenti Ivanov bën të ditur se “qëndron në disponim për përcaktimin e terminit që më së shumti konvenon për realizimin e vizitës, si dhe për përmbajtjet e programit”.
Presidenti i Maqedonisë Ivanov të mërkurën paradite priti ambasadoren greke Aleksandra Papadopullu, ndësa pas takimit që zgjati 40 minuta, nuk kishte deklarata. Nga Kabineti i Ivanovit është paralajmëruar se gjatë ditës do të lëshojnë kumtesë lidhur me këtë takim.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)