E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i “Zërit të Amerikës”, 92 për qind vlerësojnë përballimin e situatës së përmbytjeve nga ana e qeverisë

Reagimet e qeverisë shqiptare, përballë gjendjes së krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, vlerësohen maksimalisht nga një sondazh i organizuar nga “Zëri i Amerikës”. Në faqen e tij të interneti, “Zëri i Amerikës”, kishte lajmëruar një sondazh, pyetja e të cilit ishte “Mendoni se qeveria po i përgjigjet si duhet situatës së përmbytjeve në Shqipëri?”.Deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në një masë të konsiderueshme, pjesëmarrësish në sondazh, mësohet se 92 për qind e tyre, i përgjigjeshin “po” pyetjes “Mendoni se qeveria po i përgjigjet si duhet situatës së përmbytjeve në Shqipëri?”. Ndërsa vetëm 7 për qind e pjesëmarrësve në këtë sondazh, i përgjigjeshin “jo” kësaj pyetje. Ndër pjesëmarrësit në sondazh, 1 për qind, i përgjigjeshin kësaj pyetje “nuk e di”.Shifrat e këtij sondazhi, jo aq për nga tendenca e tij, se sa për nga diferenca mes përgjigjeve “po” dhe “jo”, përveçse një vlerësim maksimal për punën e qeverisë, reagimin e saj, jo vetëm për përballimin e përmbytjeve, por edhe për kujdesin ndaj banorëve të zonave të përmbytura, është njëherazi edhe një shuplakë tjetër më shumë, për opozitën, dhe zërat e kukuvajkave të saj, që prej vitesh, tentojnë të bëjnë politikë mbi fatkeqësi natyrore e njerëzore. Nga ana tjetër, shifrat e këtij sondazhi zhvlerësojnë edhe më shumë përpjekjet e Edi Ramës dhe kryetarëve të ca partizave jo parlamentare që nuk përfaqësojnë asgjë, që ndërsa përpiqen të përhapin panik, nëpërmjet telefonatave anonime, ndër familjet e banorëve të Shkodrës, sërish tentojnë të fusin në mënyrë të përsëritur në qorrsokak Prokurorinë, (sikurse me “Gërdecin” dhe “Fazlliçin”), duke tentuar sërish shtrembërim faktesh dhe realiteti....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›