E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i "Gallup" :Klinton zotëron popullaritet me tepër se Obama

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit rezulton se Hilary Klinton gëzon më shumë popullaritet nga Presidenti Barak Obama.
Sipas sondazhit "Gallup" 65 % të anketimeve i ka marrë Sekretarja e shtetit Hilari Klinton kundrejt 56 % të presidentit Barak Obama.
Sondazhi u cilësua si një ndryshim traumatik pasi në janar popullariteti i Obamës ishte në shifrat e 78 %, ndërsa për sekretaren e shtetit arrinte 50 %.
Një hov i madh nga ana e Hilari Klinton që u jep shpresa elektoratit të saj në zgjedhjet e 2012 ku flitet se do të kandidojë kundër Presidentit Obama. Por këtë fakt Klinton e ka mohuar gjatë një interviste në një television duke thënë se : " Më pëlqen puna që bëj, dhe jam e sigurtë që Obama do të rizgjidhet".
Por kundërshtarët e saj Republikanët, të cilët i frynë zjarrit, supozojnë se bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Klinton nuk është dakord. Bill shpresonte të merrte çmimin Nobel të paqes të cilin e mori Obama.
Megjithatë sipas sondazhit të "Gallup", nëse Hillari Klinton do të fitonte do të bëhej presidentja e parë femër e historisë amerikane.
Por Hilari i gëzohet faktit që operon në politikën e jashtme dhe jo me reformat e brendshme të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›