E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një miliard të uritur në botë

Madje edhe para se kriza ekonomike ndikoi që numri i personave të uritur në botë të ngrihet në nivelin rekord prej 1 miliardë, reduktimi i ndihmave dhe i investimeve në bujqësi ka tashmë një dekadë që kanë ndikuar në vazhdimësi në shtimin e numrit të personave të uritur në botë, ka deklaruar sot agjencia e OKB-së për ushqim.

Nëse ky trend nuk ndalet, atëherë synimi ambicioz i përcaktuar nga bashkësia ndërkombëtare, për të zvogëluar numrin e personave të uritur deri në vitin 2015, nuk do të realizohet, deklaroi në raportin e vet më të ri Agjencia e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Pas përparimit të arritur në luftën kundër urisë në vitet e 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta, numri i personave të uritur ka filluar të ngrihet sërish në vitin 1995, ndërsa këtë vit ka arritur shifrën prej 1.02 miliardë, si rezultat i shtimit të çmimeve të ushqimit dhe krizës globale ekonomike, ka theksuar FAO. Vitin e kaluar, numri i personave të uritur në botë ka qenë 963 milionë.

Në luftën kundër urisë, vëmendja duhet të përqendrohet në prodhimin e ushqimit. Realisht, bujqësisë është dashur ti jepet prioritet, por ka ndodhur e kundërta, theksoi drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Jacques Diouf.

FAO ka theksuar se deri në vitin 2050 duhet të shtohet për 70 për qind prodhimi i ushqimit, nëse dëshirohet që të përmbushën kërkesat e popullatës botërore, e cila pritet që deri në atë vit të ngritët në 9.1 miliardë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›