Francë/ Sarkozi: Jo trupa shtesë në Afganistan
Franca nuk do të dërgojë trupa të tjera shtesë në Afganistan dhe në vend të një mundësie të tillë do të kërkonte fuqizimin e vetë trupave afgane, deklaroi sot presidenti francez Nicolas Sarkozy në një intervistë për shtypin.
"A është e domosdoshme që të qëndrojmë në Afganistan? Përgjigja ime është 'po'... Por Franca nuk do të dërgojë më trupa shtesë", deklaroi Sarkozy në një intervistë për gazetën "Le Figaro", duke ripërsëritur qëndrimin e njohur francez lidhur me numrin e trupave.
Britania e Madhe ka rënë dakord në parim për të dërguar 500 trupa shtesë në Afganistan.
Kryeministri britanik Gordon Brown deklaroi dje se edhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e shtimit të kontingjentit ushtarak për të intensifikuar luftën kundër rebelëve talebanë.