Sondazhi kombëtar: Koalicioni i PD 45.6%, koalicioni i PS, 40.9%
Instituti Demokratik Shqiptar publikon sondazhin kombëtar, sipas një kampioni testues prej 2 mijë vetash. Epërsi e njëtrajtshme e koalicionit të kryeministrit Berisha, ndërkohë që PD konfirmohet si parti e parë, me rreth 38 përqind të përkrahjes, përballë, 34,2 përqind të PS. Rënie regjistron edhe aleati i saj, LSI
Instituti Demokratik Shqiptar publikoi dje rezultatet e një sondazhit të ri të kryer me një kampion prej 1.000 personash me të drejtë vote për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 Qershorit. Sondazhi arrin në përfundimin se Koalicioni i Partisë Demokratike kryeson ndaj Koalicionit të Partisë Socialiste 45.6% me 40.9%, dhe 4.7% ishin të pavendosur. Aleanca Kuq e Zi (AK-ja) mbështetet nga 4.4% dhe Fryma e Re Demokratike (FRD-ja) 3.3%, dhe 1.1% thanë se mbështesin kandidatët e pavarur. Përfundimet tregojnë një rënie prej 10% të mbështetjes ndaj koalicionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI-së) krahasuar me 2009, ku koalicioni i Partisë Socialiste mori 45.34% të votave dhe LSI 5.56% të votave. Partia Demokratike, gjithashtu kryeson ndaj Partisë Socialiste të marra individualisht, 38.5% me 34.2%, dhe 4.6% të pavendosur. AK-ja ka një mbështetje prej 4.4%, LSI-ja 3.7%, FRD-ja 3.3%, PDIU-ja 2.6%, Partia Republikane 1.8%, PBDNJ-ja 1.4%, PDK-ja 1.4%, LZHK-ja 1.2%, PSD-ja. 0.8%, PDS 0.7%, dhe 1% thanë se mbështesin kandidatë të pavarur dhe pjesa e mbetur prej 3% mbështesnin parti të tjera të marra të gjitha së bashku. Kryeministri Sali Berisha ka një pëlqim në total prej 59.7%, ku 19.9% e të anketuarve kanë një përshtypje “të mirë për të, dhe 39.8% kanë një përshtypje “shumë të mirë”. Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka një pëlqim në total prej 56.3%, ku 24% kanë një përshtypje “të mirë” dhe 32.3% kanë një përshtypje “shumë të mirë” për të. 57.1% mbështesin punën që Sali Berisha bën si kryeministër, ku 31.7% thonë se e “mbështesin shumë” punën që ai po bën dhe 25.4% thjeshtë “e mbështesin.” Ndërsa punën e Edi Ramës si kryebashkiak të Tiranës e mbështesin 46.1%, ku 23.7% thonë se e “mbështesin fuqishëm” punën e tij dhe 22.4% thonë thjeshtë “e mbështesim” punën e tij si Kryebashkiak”. Ndërsa për punën e Bamir Topit si president 40.2% e të anketuarve e mbështesin atë ku 8.5% e tyre thonë se e “mbështesin fuqishëm” dhe 31.7% thonë thjeshtë “e mbështesim”. Në çështjen e taksave, 52.3% e të anketuarve preferojnë taksën e sheshtë, ndërkohë që 41.2% preferojnë taksën progresive. Shumica e të anketuarve besojnë se vendi po shkon një drejtimin e duhur, ku 57.2% e të anketuarve thonë se vendi po shkon në drejtimin e duhur ndërsa 42.8% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Për çështjen e ekonomisë, 47% e të anketuarve thonë se ajo është përmirësuar në katër vitet e fundit, ndërkohë që 34.8% e tyre thonë se ekonomia është përkeqësuar dhe 17.5% thonë se ajo ka mbetur e njëjtë. Metodologjia e Instituti Demokratik Shqiptar / Këto përfundime janë arritur në anketimet ballë për ballë, individuale me 1.000 të anketuar me të drejtë vote nga data 3 Qershor 2013 deri në datën 8 Qershor 2013. Pjesëmarrësit janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga qendra të votimit si në qytete ashtu dhe në fshatra. Përfundimet janë nxjerrë në përputhje me koefiçentin e popullsisë se qendrës së votimit. Marzhi i gabimit për rezultatet është 3.17%. Informacione Demografike, 50.4% e të anketuarve ishin meshkuj dhe 49.6% femra. 83.8% e konsideronin veten “shumë të sigurt” se do të votonin dhe 16.2% thanë se kishte shumë gjasa që të votonin. 26.4% e pjesëmarrësve ishin 18-29 vjeç, 15.9% ishin 30-39 vjeç, 17.8% ishin 40-49 vjeç, 20.3% ishin 50-59 vjeç dhe 19.5% ishin 60 vjeç e lart. 37.5% kishin arsimim më pak se shkolla mesme, 42.5% kishin përfunduar shkollën e mesme dhe 19.8% kishin përfunduar universitetin dhe studime pas universitare. 69.8% e të anketuarve ishin të martuar, 23.5% beqar, 8% të ve dhe 5.9% të divorcuar. 1.4% fitonin më pak se 10.000 LEK në muaj, 18.9% fitonin 10.000-20.000 LEK në muaj, 51.4% fitonin 20.000-50.000 LEK në muaj, 18.6% fitonin 50.000-80.000 LEK në muaj, 4.1% fitonin 80.000-100.000 LEK në muaj dhe 1.9% fitonin më shumë se 100.000 LEK në muaj. 38.5% e pjesëmarrësve ishin të punësuar, 17.7% ishin të vetëpunësuar, 16.7% ishin pensionistë, 5.0% shtëpiake, 8.9% ishin studentë dhe 13.1% të papunë.