Gjinushi: Ftesa e Metes, Deshperuese, taktike halli
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, gjate takimit elektoral te zhvilluar dje ne Lezhe, e ka cilesuar ftesen e Ilir Metes drejtuar socialisteve, si deshperuese dhe taktike qe behet nga halli. "Ftesa e Ilir Metes, eshte nje ftese deshperuese, taktike qe behet nga halli. Kjo eshte nje levizje vetem per te shpetuar Meten, i cili duke e ndjere qe tashme votuesit e kane kuptuar qe nuk do te bejne me gabimin e 2005, qe duke votuar Meten votuan pa dashje per Berishen, pra cuan ne humbjen e te majtes, pra qe LSI cante voten", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, Nanos dhe Metes, mund t'i thuash vetem nje gje, qe nese ata do te kishin kete vullnet qe mos te ndahej e majta, po te ishin takuar nje jave para ne 2005 Berisha nuk vinte ne pushtet. Pra, vijoi ai, ne 2005 po te deshironin ata vertet te shpetonin te majten dhe mos rikthehej Berisha nje tavoline 5 minuta do te kishte shpetuar Shqiperine dhe nuk do rikthente Berishen. "Sot eshte vetem demagogji si taktike, sepse nuk ka se cfare bashkon, jane shpallur zgjedhjet, ky sistem nuk ka menyra manovrimi pervec thirrjes se paster; votoni bashkimin per ndryshim; votoni PSD, votoni PS, votoni brenda aleances dhe asnje vote jashte kesaj aleance", tha Gjinushi.