Serbia në BE, Koja: Kosova, pengesa më e madhe
Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja është shprehur se Serbia me një "vullnet të mirë" mund të fitoj në mars statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
"Austria angazhohet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye do të ndihmojë Serbinë për të kapërcyer pengesat e fundit në këtë rrugë. Ndërsa, konflikti me Kosovën sigurisht që është pengesa më e madhe", ka thënë Koja.
I pyetur nëse Serbia kishte mundësi të bënte më shumë, në mënyrë që të fitonte në dhjetor statusin, ai është shprehur: “Po, sidomos kur dihet se askush nuk ka kërkuar nga Serbia që të njohë Kosovën".
"Këtu kryesisht fjala është për zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe kjo mbi të gjitha për të mirën e njerëzve në rajon: shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por edhe për serbët dhe pakicën shqiptare në jug të Serbisë. Mbi të gjitha, të rinjtë në këtë rajon kanë nevojë për perspektivë”.
Ambasadori austriak tha se barrikadate vendosura në vjeshtën e kaluar, e shkatërrojnë këtë perspektivë, prandaj qeveria e Serbisë kishte mundësi të angazhohej për largimin e tyre.
"Atëherë do të kishit më shumë shanse për vlerësim pozitiv nga Këshilli Evropian".