E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonete të Sheksipirit



Sonete të Sheksipirit

6

Mos e lejo dimrin të vrasë bukurinë,
por mbështille me ngrohtësinë e verës;
Bukuria është thesar i çmuar, ruaje
të mos vetëvritet përdore mos ngurro;
nuk është si borxhi që s’ke ta paguash;
Por të njohësh veten dhjetë herë më shumë
ta shtosh e aq më shumë të lumturohesh,
Nuk ka ç'të bëjë vdekja atëherë;
A mundet ajo të nënshtrojë
bukurinë e shumëfishuar?

7

Vërtet, kur dielli lind,
rrezeve të tij homazhe u bëjnë;
u falen si të ishte madhëri,
që me fuqinë e një të riu
ngjitet shkallëve të suksesit.
Dhe vazhdojnë ta adhurojnë,
i bëjnë edhe pelegrinazh;
por kur kalon mesin e ditës,
dhe nga maja më e lartë
fillon të varet poshtë,
ata që e kishin adhuruar
me shpërfillje tani e shohin.

8

Pse e trishtuar kjo muzikë
që del prej zemrës tënde?
E ëmbla t'ëmblën nuk lufton,
gëzimi sjell gëzimin - A e di?
Kur pa dashuri pret atë që të do,
ti vetëm gëzon armikun tënd.
Kur tingujt e ëmbël të shqetësojnë,
qëllimisht e bëjnë për të ndëshkuar.
Përse nuk u bashkohesh? – kënaqësinë
vetëm kurrë s'ke per ta ndjerë.

55

Mermeri e as shtatoret
nuk rrojnë dot sa fjalët,
që më qartë kuptohen,
sa më shume kohë kalon.
Kur luftra të ndizen,
statuja të rrëzohen,
themele të përmbysen;
Fjalët e gdhendura
në kujtesën e gjallë,
nuk i pret shpata
as zjarri s'i prek.
Me vdekje do përplasesh,
Nëpër errësirë do kalosh
Por udhë, vend e rast
të bësh mirësi do gjesh.

Përshtati Astrit Lulushi

24 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›