E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari bën surprizën, mund kampionët bardheblu

 

Leonard Karaj

Tirana ndalet që në javën e parë. Është dashur një Flamurtar më racional dhe konkretizues për të sigluar dështimin e parë dhe serioz të kroatit Ilija Lonçareviç. Nga ana tjetër Memushit i ka dalë "profecia' kur parashikonte një skuadër triumfuese në "Qemal Stafa" pas dështimit në finalen e Superkupës. Në fillim Alvizh, më pas Roshi dhe në fund një penallti therëse (pasi doli me të kuq edhe mbrojtësi Lila) e ekzekutuar nga Mema ishin tre golat kuqezinj, ndërsa Tirana u rifut në lojë për vetëm 6 minuta me anë të Abilaliajt. Nga ana tjetër nuk kanë gabuar pretendentët e tjerë për titull. Dinamo e Shkëlqim Muçës edhe pse u përfshi së fundimi nga një varg polemikash mes tij dhe lojtarëve ka mundur të fitojë në Krujë ndaj Kastriotit me rezultatin 3-1. Golat e Bakajt, Muçës dhe Kulit kanë siguruar tri-pikëshin e parë të dinamovitëve për këtë sezon.
Nuk ka zhgënjyer as Besa e cila ka mundur as më pak dhe as më shumë se Vllazninë e Shkodrës. Një dopietë e pastër e Daniel Xhafajt ka bërë që skuadra kuqeblu të kërkojë gabimet tek mbrojtja në ditën më të keqe të saj. Fitore ka siguruar edhe Apolonia e Fierit. Edhe këtu një dopietë. Ka qenë Erjon Hoti ai që ka dhënë tri pikët e para skuadrës së serbit Esad Karishik. Nga ana tjetër ka dështur totalisht Teuta e re e targuar Mirel Josa. Parë në prizmin e sezonit të kaluar kjo skuadër në javën e parë ishte kopja negative e Teutës së Starovës. Fitore me dhimbje, pasi u arrit në minutat e fundit shënoi Skënderbeu në Korçë ndaj Laçit. Kjo ka qenë edhe ndeshje me më shumë gola, plot shtatë të tillë. Guerrib, dy herë, Rukavina dhe Çipi për vendasit si dhe Kaja, Malo e Nimani për "miqtë" kanë qenë golashënuesit.
E vetmja ndeshje që përfundoi në barazim dhe me rrjeta të paprekura ka qenë ajo e Ersekës ku Gramozi ka marrë një pikë ndaj Shkumbinit. Për tu theksuar është fakti se vendasit patën një superioritet por që nuk mundën ta konkretizojnë atë në fushën e lojës. Në javën tjetër Tirana do të presë Skënderbeun në "Qemal Stafa" ndërsa Dinamo do të ndeshet me Flamurtarin, Laçi pret Gramozin, Shkumbini luan në fushën e vet ndaj Besës, Vllaznia me Apoloninë ndërsa Teuta pret Kastriotin.

Renditja

Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Dinamo    1    1    0    0    3
2. Flamurtari    1    1    0    0    3
3. Apolonia    1    1    0    0    3
4. Besa    1    1    0    0    3
5. Skënderbeu    1    1    0    0    3    6. Gramozi    1    0    1    0    1    7. Shkumbini    1    0    1    0    1
8. Laçi    1    0    0    1    0
9. Tirana    1    0    0    1    0
10. Kastrioti    1    0    0    1    0
1. Teuta    1    0    0    1    0
12. Vllaznia    1    0    0    1    0   

Superliga 2009-2010
Java e Parë

Skënderbeu-Laçi            4-3
Shënues: Golat: Guerrib 31', 53' Rukavina 58', Çipi 90+2'/, Kaja 45', Malo 73', Nimani 27'
Stadiumi i Korçës
Gjyqtarë: Remzi Sadiku
Mahmuti-Gançi (anësorë)
Gramozi-Shkumbini            0-0
Stadiumi i Ersekës
Gjyqtarë: Kridens Meta
Pregja-Agaraj (anësorë)
Besa-Vllaznia                2-0
Shënues: Xhafaj 41', 53'
Stadiumi i Kavajës
Gjyqtarë: Sokol Jareci
Doda-Biçaku (anësorë)
Apolonia-Teuta                2-0
Shënues: Hoti 45', 80'
Stadiumi: "Loni Papuçiu"
Gjyqtarë: Arianit Lulaj
Guçe-Bini (anësorë)
Kastrioti-Dinamo            1-3
Shënues: Bakaj 17', Muça 68', Kuli 80' (11-m)/ Abazaj 86'
Stadiumi i Krujës
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj
Qirici-Çokaj (anësorë)
Tirana-Flamurtari            1-3
Shënues: Abilaliaj 30'/ Alviz 7', Rroshi 18', Mema 37' (pen)
Stadiumi: "Qemal Stafa"
Gjyqtarë: Lorenc Jemini
Rexha-Puto (ansëorë)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›