E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet dorëheqja e Mitchelit

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 19:27

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka humbur ndërmjetësin e tij për Lindjen e Mesme, pikërisht në kohën kur administrata e tij po rikthen vëmendjen në rajonin që një kohë të gjatë është i trazuar.

George Mitchel, diplomati që ka ndihmuar në arritjen e paqes në Irlandën e Veriut, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ndërmjetësit, pas përpjekjeve të pasuksesshme për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Obama e ka pranuar dorëheqjen e Mitchelit, duke e quajtur atë “një avokat i palodhshëm për paqe”.

Largimi i Mitchelit u bë në kohën kur Obama po përgatitet për një mori aktivitetesh në Lindjen e Mesme, rajon ky që po përjeton një seri kryengritjesh, por shumë pak lëvizje në gjetjen e marrëveshjes së paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›