Kundër fotografisë së kosovares në Parlamentin serb
Zëvendësshefi i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Martinoviç, kërkoi heqjen e fotografisë së ekspozuar në hollin e Kuvendit të Serbisë, në kuadër të ekspozitës “Europa Juglindore – Njerëzit dhe Kultura”, vetëm sepse artistja kosovare ka shkruar në vend të firmës së saj fjalën Kosovë. Sipas Martinoviç-it, fjala Kosovë nën fotografinë “Music in the Circle” që është ekspozuar në hollin e Parlamentit të Kosovës, është skandaloze dhe paraqet një nënçmim për të gjithë deputetët. Ndërkohë kryeparlamentarja serbe Slavica Djukic Dejanoviç u shpreh se e njëjta ekspozitë ka qenë e hapur edhe në Bruksel, dhe se fotografia e autores kosovare është ekspozuar në pajtim me Rezolutën 1244. "Ju lutem, që të mos flasim për këtë më gjatë, sepse këtu bëhet fjalë për një fotografi artistike”, theksoi Dejanoviç. Ekspozita është hapur më 9 maj, në Ditën e Europës, dhe pjesë e saj janë fotografë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Turqia.