Midis kufijve
-490x320.jpg)
Katër çiklistë, trajneri i tyre dhe një spiun i sigurimit të shtetit nisën drejt Francës për të marrë pjesë në një garë çiklizmi. Detyrat që ia cakton zëvendësministri i sportit trajnerit janë të qarta: ose të fitojnë ose e pret dera e Lemes, që është një shprehje për burgun.
Ky është filmi “Lindje, perëndim, lindje” i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, i xhiruar në vitin 2008, në të cilin rolin kryesor e luan aktori i njohur Ndriçim Xhepa. Pas shfaqjes në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFilmFest’ në Prishtinë, ku fitoi çmimin special të jurisë, ky film të premten mbrëma u shfaq premierë para publikut kosovar në kinemanë ABC në Prishtinë.
Filmi i vendos ngjarjet në një periudhë kyçe të historisë shqiptare siç janë vitet ‘90. Filmi tregon për peripecitë e një grupi çiklistësh, të udhëhequr nga Ilo, një ish-kampion 40-vjeçar, që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në një garë në Francë. Ngjarjet fillojnë kur në Ministrinë e Sportit dhe Kulturës së asaj periudhe, mbërrin një letër e ardhur nga Evropa, e cila fton çiklistët shqiptarë të marrin pjesë në një kampionat që do të organizohet në Francë. Ilo, ishte një kampion i harruar që ushqente pasionin e tij duke rregulluar biçikleta. Por pas kësaj letre ai vihet në krye të çiklistëve për t’u nisur drejt Perëndimit. U nisën në një garë çiklizmi, por në fakt mbetën rrugëve. Në Itali dëgjojnë për protestat në Tiranë, për njerëz që hyjnë në ambasada, për shembjen e të shkuarës dhe nisjen e një ëndrre të re. E gjejnë veten të braktisur në Trieste nga zyrtarët e ambasadës shqiptare në Itali. Nuk shkojnë dot në Francë, por nuk dinë si të kthehen as në Shqipëri. Shteti nuk ekziston më. Trajneri dhe çiklistët do të udhëtojnë me biçikletë nëpër Jugosllavinë e asaj kohe për të mbërritur në Shqipëri.
Në këtë film në rolet kryesore interpretojnë Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Lulëzim Zeqja, Gentian Hazizi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Oni Pustina, Petrit Malaj, Shkumbin Istrefi, Valina Muçolli.
Në konferencën për media që u mbajt në kinemanë ABC të pranishëm ishin edhe disa prej këtyre aktorëve.
Fillimisht, Milazim Salihu, drejtor i KDSHF “Genci”, tregoi se filmi është parë në festivalin PriFilmFest prej disa njerëzve, më shumë prej kritikëve dhe është vlerësuar me çmim. “Ndërsa tash pas shumë festivaleve e kemi sjellë edhe për publikun kosovar”, tha Salihu. Ai u bëri apel aktorëve nga Shqipëria që të ndikojnë që kinematë e Tiranës t’i shfaqin filmat e prodhuar në Kosovë, pasi që, sipas tij, të gjithë filmat e prodhimit shqiptar janë shfaqur në kinemanë ABC në Prishtinë.
Ndërkaq, Shkumbin Istrefi, koproducent dhe një prej aktorëve të filmit, tha se është shumë i lumtur që është pjesë e këtij projekti edhe si koproducent edhe si aktor. “Është projekt bashkëprodhim i katër shteteve. Si premierë në festival është dhënë në PriFilmFest të vitit të kaluar, ku ka fituar çmimin special të jurisë, pastaj fitoi edhe në Tirana Film Festival çmimin për regjinë më të mirë, po ashtu edhe aktorët çiklistë morën çmimin si grupi i aktorëve më i mirë”, tha Istrefi. Ai tregoi se ky film është i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sofje si dhe në San Francisko të Amerikës. Sipas tij, është një film që me sukses është duke u paraqitur në festivalet ndërkombëtare.
“Është film që ia vlen të shikohet. Është film shumë patriotik, në kuptimin e mirë të kësaj fjale, jo në kuptimin e patetikës së zbrazët që jemi mësuar ta shohim në shumë vepra që janë punuar më herët. Në esencë është film shumë tragjik”, vlerësoi Istrefi.
Ndriçim Xhepa, aktori kryesor i filmit, tha se filmi “Lindje, perëndim, lindje” në Tiranë ka pasur një frekuentim goxha të konsiderueshëm. “Po ta krahasojmë edhe me filmat tjerë edhe të huaj edhe shqiptarë, ka mbetur në mbi tre javë në kinema, ka pasur një shifër rekord të spektatorëve. Do të na pëlqente të gjithëve që filmi të shihet nga spektatorët kosovarë, nga brezi i ri, nga njerëzit e kulturës”, u shpreh Xhepa.
Ai shtoi se kinemaja e Shqipërisë dhe kinemaja e Kosovës si pjesë të të njëjtit trung, të të njëjtit komb, duhet të vazhdojnë me bashkëprodhime.
Gentian Hazizi, njëri prej aktorëve të filmit, shpreson dhe beson se publiku kosovar do ta pëlqejë filmin. “Mendoj se filmi do të ndiqet nga publiku kosovar, sepse ky publik është i etur për filmat shqiptarë”, shtoi Hazizi.
Ndërkaq, aktori tjetër, Helidon Fino, shprehu bindjen për vazhdim të bashkëpunimit Kosovë - Shqipëri.