E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobitet Tevez

Carlos Tevez nuk po e gjen assesi qetësinë. Futbollistit argjentinas i ka kushtuar rëndë refuzimi për t’u futur në lojë në ndeshjen me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.

Pasi e la jashtë fushës për afro një muaj, Manchester City ka vendosur ta gjobisë ish futbollistin e Corinthians, West Ham e Manchester United. Më saktësisht, Tevez nuk do të marrë rrogë për një muaj, që do të thotë se ai do të jetë në minus gati një milion euro.

Ndërkohë, mediat braziliane shkruajnë se Corinthiansi po planifikon ta kthejë futbollistin gjatë janarit. Ekipi brazilian, që tentoi ta kapte Tevezin edhe gjatë verës, ofron 18 milionë euro për të.

Sipas të gjitha gjasave, gjatë dimrit futbollisti problematik do të largohet nga ‘Citizens’. Për të interesim kanë shfaqur edhe ekipet evropiane Real Madrid, Inter etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›