E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stekelenburg, probleme komunikimi

Probleme komunikimi ndërmjet portierit të Romës, Maarten Stekelenburg me shokët e skuadrës. Këtë e ka thënë portieri holandez, për të përditshmen italiane, ‘Il Messaggero’.

“Gjuha italiane është e vështirë, siç është holandishtja për t’u folur. Po shkoj në kurs, kam filluar të kuptoj, por ende flas pak. Me shokët, në fushë e përdor anglishten. E di edhe gjermanishten, por ajo nuk kryen punë. Shumë lojtarë flasin spanjisht me trajnerin. Më duhet ta mësoj sa më shpejt italishten, për të komunikuar më mirë. Por, çdo ditë që po kalon, po ndihem më rehat”, tha portieri holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›