E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe City, pas Shaqirit

Manchester City i është bashkuar listës së gjatë të ekipeve të interesuara për Xherdan Shaqirin.

Sipas shtypit zviceran, klubi anglez po e përgatit terrenin për ta transferuar në Manchester yllin kosovar, i cili ka pasaportë zvicerane.

Për futbollistin gjilanas më parë interesim kishin shfaqur edhe ekipet tjera angleze Manchester United, Liverpool e Arsenal.

Ndërkohë, mesfushori i Baselit pëlqehet edhe nga ekipet gjermane Bayern Munich, Hamburg e Borussia Dortmund, si dhe nga ato italiane Roma, Lazio, Napoli, Juventus e Fiorentina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›