Sonte ne skene Parada e arieve

Sezoni artistik në Teatrin e Operas celet të enjtën në mbrëmje me një shfaqje Gala. “Parada e Arieve” do të përcjell disa nga ariet më të bukura të muzikës operistike botërore në ingujt e orkestrës së udhëhequr nga mjeshtri Zhani Ciko dhe zërin e sopranove shqiptare. “Opening Gala” do të paraprij një sezon me koncerte të shumta dhe rivënien pas shumë vitesh të operës së Avni Mulës “Borana” në muajin shkurt.
"Kjo gala jo vetëm do të ekspozojë ariet më të bukura, madje do të thoja që është si një paradë kryesisht e sopranove të operas, të cilët vijnë me karakterin e tyre të vecantë, dhe nuk mungojnë dhe thekset për dicka që do të jetë pjesë e sezonit tonë", tha Zhani Ciko, drejtor i TKOB. Një nga koncertet më të vecantë pritet të jetë ai i orkestrës së Operës shqiptare me Operën e Sarajevës i cili do të zërë vend në të dy skenat.
Aurela Papadhima