E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami Qeveria e ligjshme nuk rrezohet me demostrata

Protestat dhe manifestimet opozitare nuk do të mund të rrëzojnë qeverinë. Këtë ka dekaruar ministri aktual i Mbrojtjes. I pyetur nga mediat për protestën e së premtes, zoti Arben Imami tha se nuk ka logjikë që të kryhen veprime që e çojnë vendin mbrapa.

“Nuk mund të rrëzohet me demostrata një qeveri e ligjshme. Cdo përpjekje në këtë drejtim, do të ishte kthim prapa i vendit, dhe pa dyshim që përgjegjësit do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Sigurisht, këtu kuptoj dhe thirrjet destabilizuese, si ato të kreut të PS apo të tjerë figura minore që janë reshtuar pranë tij, që e kanë të pamundur të përmbajnë qytetarët shqiptarë. Sigurisht që përgjegjësia politike, dhe jo vetëm politike për ata që nxjerrin njerëzit në rrugë, qëndron tek ata që udhëheqin ata”, tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.

Zoti Imami doli para mediave për të prezantuar punën e bërë gjatë vitit të shkuar, si dhe prioritetet për vitin që sapo ka nisur.  “Ne i dhamë prioritet gjatë viti 2010 heqjes së depove që ishin pranë qendrave të banuara, kemi bërë dy inventarizime dhe inspektime të plota të të gjitha sasisë së municioneve të tepërta që kemi në depot tona. Në këtë mënyrë bëmë të mundur që ti japim prioritet shkatërrimit të municioneve që ishin të dëmtuara ose në kushte të këqia të mbajtjes së tyre dhe i kemi shkatërruar ato”, tha Imami.

Pas mesditës të së premtes pritet që të nisë protesta e drejtuar nga forcat politike opozitare, nën moton “Sali dorëzo bllokun”.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›