E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sony del me humbje pas 14 vitesh

Gjiganti elektronik botëror, firma japoneze Sony, deklaroi se e mbylli vitin me humbje pas 14 vitesh. Dëmi i pësuar përllogaritet rreth 98,9 miliard jen (1 miliard dollar).

Në muajin mars që është edhe muaji i bilanceve vjetorë për firmën, Sony deklaroi se humbja vjetorë ishte rreth 98,9 miliardë jen, e barabartë kjo me 1 miliard dollar. Ndërsa vetëm për muajin mars krahasimisht me një vit më parë shitjet kanë pësuar një rënie prej 12.9 %.

Kompania deklaroi se nuk priste përmirësim të shpejtë të gjendjes dhe se parashikonte që në Mars të 2010 humbjet të ioshin në vlerën 120 miliardë jen, e barabartë me 1.2 miliardë dollarë.
Në vitin 2007, sonë deklaroi një fitim prej 369,4 miliardë jen.

Edhe kompanitë e tjera serioze japoneze si Toyota ve Hitachi deklaruan humbje në bilancet e tyre.

Prodhuesi i ekranve të sheshtë Bravia dhe i aparateve Cyber-shot, tha se ngadalësimi i ekonomisë globale, konkurenca në çmim dhe forcimi i monedhës vendase ishin ndër shkaqet kryesore të kësaj gjendje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›