E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, shtohet numri i vetëflijimeve nga depresioni

Tokio - Japonia është duke u përballur me një numër të lartë vetëvrasjesh në 11 vitet e fundit si pasojë e depresionit. Viti i kaluar regjistroi mbi 32 mijë vetëvrasje, shkaku kryesor i të cilave ishte depresioni.

Një shkak tjetër i vetëvrasjeve është edhe gjymtimi fizik. Mosha e cila numëron numrin më të madh të vetëflijimeve është ajo e 50-vjeçarëve. Ndërkohë që ky fenomen kohët e fundit është shtuar shumë edhe tek të rinjtë.

Japonia është një ndër vendet më të industrializuara që ka raportin më të madh të vetëflijimeve. Ky është një problem tepër serioz, për të cilin autoritetet po punojnë prej kohësh për të marra masat parandaluese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›