E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peka-De Block Shqiperia ne listen e vendeve te sigurta

Në një deklaratë të përbashkët për mediat zv/ministri i Brendshëm shqiptar Avenir Peka dhe sekretarja e Shtetit për Azilin dhe Migracionin Moggie De Block u shprehën se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta për lëvizjen e lirë. Sipas Zv/ministrit Peka qeveria shqiptare është gati të kryejë gjithçka është e nevojshme që të mos abuzohet. Ai tha se është njohur me masat që ka marrë qeveria belge kundër rasteve të abuzimit me azilin, të cilat do të verifikohen brenda 15 ditëve. “U njoftova se parlamneti belg ka miratuar një ligj, i cili është një mekanizëm shtesë kundër abuzimit të azilit”- u shpreh zv/ministri, ndërsa ka falenderuar ministrinë e Brendshme belge për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë.
“U vu re niveli i shkëlqyer i bahkëpunimit të autoritetve shqiptare me ato belge. Shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme për të ofruar çdo lloj bashkëpunimi në mënyrë që të sigurohemi që e drejta e shqiptarëve për lëvizjen e lirë nuki cënon të drejtën e taksapaguesve belgë”- deklaroi Peka, i cili theksi gjithashtu edhe shkëmbimin e infotmacioneve me autoritet belge për goditjen e kriminalitetit.
Peka garantoi edhe njëherë se qeveria shqiptare është e përkushtuar dhe do të bëjë gjithçka që e drejta për të lëvizur nuk cënohet nga abuzimet që janë raste sporadike.
Nga ana e saj sekretarja e shtetit për azilin dhe Migracionin zonja de Block ëhstë shprehur se respektojmë lëvizjen e lirë, por nuk tolerojmë abuzimet, ndërsa shtoi se ka kërkuar nga BE që të ketë një mekanizëm ligjor më të fortë në zonën Shengen.
De Block nënvizoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve mbi çështjet e azilkërkuesve dhe shpjegoi efektet që kishte futja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta. Më tej ajo foli rreth masave të qeverisë belge ndaj fenomenit të azilakërkuesve të tilla si:
"Përgatitja e një liste të vendeve të sigurta; Shqyrtimi individual i çdo kërkese; Fokusimi në kthimin vullnetar të azilkërkuesve; si dhe Filtri mjekësor".
Pas vizitës në Tiranë, Sekretarja De Block do të udhëtojë për në Shkodër, nga ku, sipas pohimeve të saj, vijnë 90% e azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›