E Diel, 1 Nëntor 2026

Sopranoja Jaho U politizua takimi im me kryebashkiakun Basha

Shpresoj se dashuria per vendin tone do te jete me e forte se epshet tona politike

Sopranoja me fame boterore Ermonela Jaho jep arsyet se pse takoi kryebashkiakun Lulzim Basha duke bere te qarte se projekti i saj ishte i kahershem dhe se zgjedhjet lokale te 8 majit penguan shpalljen e saj. Ne nje leter publike te botuar ne media sopranoja thekson per takimin me Bashen se keni lexuar me shume sesa duhet per kete ngjarje. shte teper e thjeshte. Kolege te mi te vjeter italiane qe jane muzikante dhe kane lidhje politike ne Itali pas shfaqjes se Traviates ne Verona ku merrnin pjese shume personalitete politike italiane perfshire dhe Presidentin te entuziazmuar per nivelin e larte artistik te shqiptareve me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane ku une te isha ne drejtim te saj ne Itali termi perdoret per specializim ne nje drejtim artistik mbasi ke mbaruar universitetin. Vende me kulture me te madhe operistike se Shqiperia mbarojne specializime ne Itali ne fushen e artit operistik. Kjo nuk tregon mosvleresim ndaj vetvetes por force per te mesuar dicka te re qe nje kulture tjeter te ofron.

Njihnin emrin e Edi Rames por derisa zgjedhjet ishin ne diskutim akoma nuk kishin idene nese ai ishte akoma ne drejtim te bashkise apo jo. E entuziazmuar nga kjo ide dhe per oportunitetin qe shume te rinj artiste shqiptare do te kishin per tu ballafaquar me biznesin e botes operistike boterore dhe duke mos pasur mundesine per tiu dedikuar 100 ketij projekti u premtova qe do perpiqesha te kontaktoja kedo qe eshte ne drejtim te bashkise ne momentin e pare qe do kisha mundesine. Oportuniteti mu krijua kete jave pasi duhet te vija ne Shqiperi per nje sebep familjar per 3 dite. Kryetari aktual i bashkise me priti shume mire dhe u tregua shume i gatshem qe te mbeshtese projektin me cdo mundesi qe ai ka. Ne qofte se kryetar bashkie do ishte Edi Rama une do takoja dhe kerkoja ndihmen e tij ne qofte se kryetar bashkie do ishte Mao Ce Duni Hitleri apo Stalini ju siguroj qe do beja po te njejten gje shkruan sopranoja. Me tej ajo thekson se ne kete plan une personalisht nuk kam asnje interes financiar politik karrierist etj. E vetmja gje qe me shtyu eshte deshira per te bere dicka te mire per brezin e ri te artisteve shqiptare. Por ndoshta eshte e vertete fjala e urte popullore Asnje veper e mire nuk kalon dot pa u ndeshkuar. Me vjen keq qe ne shqiptaret nuk dime as te ndihmohemi ndonjehere. Le te shpresojme qe nje dite dashuria per vendin tone do te jete me e forte se epshet tona politike. Koha do e tregoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›