Soros: Arsyet e krizës botërore
Pjesa më e madhe e krizës së likuiditeteve ka kaluar, por shumica e dëmeve në ekonominë reale ende nuk është ndjerë. Mendoj se do të ketë sërish një rënie domethënëse në çmimet e banesave në SHBA. Ndoshta nuk jemi as në gjysmën e tatëpjetës. Gjithashtu, shpenzimet e konsumatorit në SHBA do të vazhdojnë të ulen shumë. Së treti, do të ketë një frenim të kredive për veprimtarinë e biznesit.
Financieri miliarder dhe filantropi Xhorxh Sorros (George Soros) ka dekada që pretendon se Adam Smithi ishte i gabuar, tregjet nuk janë racionale dhe vetërregulluese, por kanë plot të meta dhe ka nevojë për ndërhyrjeje të autoriteteve. Në librin e tij që pritet të botohet, "Modeli i ri i tregjeve financiare", Soros lidh krizën financiare me "teorinë e tij të refleksivitetit", e cila shpjegon krizat.
Ju keni vite që thoni se këndvështrimi tip "laissez-faire" i Alan Greenspanit për tregjet globale ka qenë i gabuar. A ndiheni i përligjur?
Ka 20 vjet që kam pasur një këndvështrim të ndryshëm në lidhje me tregjet dhe çdo gjë që ka ndodhur që atëherë më ka mbështetur. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, ne kemi qenë në një lloj superflluske, e shënuar nga ekspansioni i kredive bazuar mbi dollarin si monedha ndërkombëtare e rezervës. Kriza aktuale shënon fundin e asaj epoke. Shtetet e Bashkuara ndodhen përpara një recesioni, si dhe një largimi prej dollarit. Shenjat kanë qenë shumë të dukshme për ata që kishin sy të shihnin. Fatkeqësisht, shumë nuk patën sy.
Cilat ishin karakteristikat e kësaj flluske?
Çdo flluskë në krizat financiare ka dy komponentë: një tendencë, e cila mbizotëron në realitet, si dhe më pas një keqinterpretim i kësaj tendence. Të dyja kryqëzohen për të krijuar një flluskë. Tendenca gjatë dekadave të fundit ka qenë se kreditë janë rritur më me shpejtësi se GNP-ja, si në SHBA, ashtu edhe nëpër botë. Nëse i shihni të dyja së bashku, mund të shihni një kurbë në formë parabole. Ideja e gabuar që ka ushqyer këtë tendencë është se tregjet janë në gjendje të korrigjojnë këtë lloj teprie, gjë që ka sjellë një cikël derregullimi dhe liberalizimi. Derregullimi përforcoi si rritjen e kredive, ashtu edhe besimin se tregjet vetëkorrigjohen. Por në realitet, ne kemi pasur një numër të madh krizash financiare në dy dekadat e fundit, dhe çdoherë autoriteteve u është dashur të ndërhyjnë që të korrigjojnë gjërat.
Atëherë, si duhet të zhvillohet prej këtu kapitalizmi?
Ne duhet të pranojmë se tregjet janë të prirura për ////////ekses. Autoritetet përgjithësisht dalin garant për sistemin, gjë që krijon një problem "dëmi moral", ata duhet në fakt të mos lejojnë që flluskat e aseteve të ndodhin. Sa u përket rregullave, për shembull, nuk mjafton që të kontrollohet oferta e parasë, duhet të kontrollohet edhe sasia e kredive në dispozicion.
Atëherë, ku i keni fituar paratë tuaja vitin që kaloi?
Në tregjet në zhvillim. Unë vë bast në/////////// Kinën dhe Indinë dhe kundër botës së zhvilluar. Qëndrova larg krizës së kredive, kam qenë kaq kohë larg tregut sa nuk isha i njohur me ato mjete.
Sa thellë në krizë jemi zhytur? A do të ketë shumë më tepër dhimbje?
Pjesa më e madhe e krizës së likuiditeteve ka kaluar, por shumica e dëmeve në ekonominë reale ende nuk është ndjerë. Mendoj se do të ketë sërish një rënie domethënëse në çmimet e banesave në SHBA. Ndoshta nuk jemi as në gjysmën e tatëpjetës. Gjithashtu, shpenzimet e konsumatorit në SHBA do të vazhdojnë të ulen shumë. Së treti, do të ketë një frenim të kredive për veprimtarinë e biznesit. Një recesion në SHBA është i pashmangshëm dhe ideja që do të jetë vetëzgjidhur deri në fund të vitit është e pakonceptueshme. Është e pamundur të bëhen parashikime financiare, por unë pres një recesion më të zgjatur.
Në fakt, si një njeri që thoni se është e pamundur të parashikosh tregjet, ju keni bërë një punë mjaft të mirë, pikërisht duke bërë këtë gjë. Cila është këshilla juaj më e mirë për investitorët në tregun aktual?
Është koha për të qenë të shqetësuar me ruajtjen e pasurisë. Jemi në një periudhë ku pasuria shkatërrohet. Kështu që, duhet të tregohen shumë konservatorë, ose shumë të mprehtë.