Privatizimi i ARMO-s, kompania amerikane ofron 125 milionë euro
"Refinery Asociates of Texas", shoqëria amerikane që furnizon me karburant ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe avionë presidencialë US Air Force, ofroi 128.75 milionë euro, përfshirë pagesën e konsulentit për blerjen e shoqërisë shqiptare të naftës, ARMO. Konsulenti që qeveria pajtoi për privatizimin e ARMO-s, shoqëria amerikane "Patton Boggs" i kishte sugjeruar qeverisë si çmim shitjeje rreth 57 milionë euro. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Energjetikës, hapi dje zyrtarisht ofertat për shitjen e gjigandit shqiptar të karburanteve. Por, edhe pse përpara hapjes së ofertave, autoritetet kishin deklaruar se për të blerë ARMO-n kanë shfaqur interes duke tërhequr dokumentacionin e tenderit, 25 shoqëri, numri i atyre që paraqitën zyrtarisht ofertën është tkurrur në katër.
Tenderi
Në tryezën e Komisionit të Vlerësimit, deri në orën 14:00 të ditës së djeshme, mbërritën katër oferta për blerjen e ARMO-s. Shoqëria angleze "Petrofac", amerikania "Refinery Associates of Texas", çekja "Penta Investment Group" dhe konsorciumi "Vitoil US Balkan Fund-Euroil", dorëzuan zarfet me ofertat e tyre përkatëse. Por një shoqëri e pestë amerikane, "Sezani Holding", e përfshirë në konsorcium me disa shoqëri evropiane, është refuzuar nga komisioni për shkak se paraqiti ofertën më vonë se afati maksimal i lejuar që ishte ora 14:00 e ditës së djeshme. Pasi Komisioni i Vlerësimit vendosi përjashtimin e këtij konsorciumi, tenderi ka vijuar normalisht.
Ofertat
"Refinery Associates of Texas", shoqëria amerikane në konsorcium me "Anika Enterprise" dhe "Mercury Energy", ofruan çmimin më të lartë prej 128.75 milionë eurosh, prej të cilave 125 milionë për blerjen e ARMO-s dhe 3.75 milionë për pagesën e konsulentit "Patton Boggs", ashtu siç ishte parashikuar në formulën e privatizimit. Shoqëria amerikane nga Teksasi merr përsipër në ofertën e saj të investojë 240.5 milionë euro për modernizimin e ARMO-s. Por për herë të parë në një privatizim strategjik mori pjesë dhe një shoqëri shqiptare. "Euroil", shoqëria shqiptare private e tregtimit të karburanteve, në konsorcium me amerikanët e "US Balkan Fund", ofroi 100 milionë euro, prej të cilave 97 milionë për blerjen e ARMO-s dhe tre milionë për të paguar konsulentin. Ofertat e dy shoqërive të tjera, anglezes "Petrofac" dhe grupit çek "Penta Investment", ishin dukshëm më të ulëta, përkatësisht 30 dhe 10 milionë euro.
Qeveria
Qeveria ka mbetur mjaft e kënaqur nga tenderi. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, deklaroi për "Shqip": "Jemi super të kënaqur. As ne nuk e prisnim se ofertat do të arrinin këto shifra". Ndërkohë, edhe vetë konsulentët janë shprehur të kënaqur. "Mendoj se procesi i vlerësimit që po zhvillohet në këto momente ka qenë rigoroz dhe i drejtë. Ai reflekton një punë shumë të mirë që është bërë si nga qeveria shqiptare, po ashtu edhe nga pjesëmarrësit në këtë tender. "Ne do të shikojmë me kujdes dhe do të bëjmë vlerësimin e materialit që na është ofruar, por sigurisht shpresojmë që në fund të kemi një tender të suksesshëm në përfundim të tij", tha Jude Kearny, përfaqësues i "Patton Boggs". Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ketë një muaj kohë për të dhënë vlerësimin përfundimtar, se cilën do të shpallë fitues për blerjen e shoqërisë ARMO.