E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet, miratohen tri kontrata

Këshilli i Ministrave miratoi dje kontratat e koncesionit për tre hidrocentrale, si dhe disa vendime për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve të tjerë dhe bonuset me 8 për qind, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave miratoi kontratat e koncesionit për hidrocentralet "Bistrica 3 dhe 4", "Selishtë", "Vlushë". Gjithashtu, u miratuan vendimet për autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve të tjera, si dhe bonusi, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë. Javën e kaluar, qeveria miratoi kontrata koncesioni për ndërtimin e pesë hidrocentraleve të vogla, me kapacitet prodhues deri në 10 MW.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›