E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik dhe historia e Shqipërisë

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 14:30

Në manifestin e tij: “2083, Deklarata Evropiane e Pavarësisë”, Anders Behring Breivik përmend luftën kundër myslimanizmit, një kauzë sipas tij e drejtë.

Pikërisht për këtë, ai i referohet Serbisë, duke i cilësuar të papranueshme bombardimet e Shteteve të Bashkuara dhe regjimeve perëndimore kundër “vëllezërve serbë”, që sipas tij nuk kishin asnjë qëllim tjetër vetëm atë të dëbimit të myslimanëve shqiptarë në Shqipëri.

Ai kishte krijuar lidhje përmes internetit me eksponentë nacionalistë serbë dhe të tjerë individë në Evropë, duke përgatitur terrenin për krijimin e një grupi që do të kishte realizuar “Urdhrin Ushtarak dhe Gjyqësor, Kalorësit Templarë”.

Në dokumentin e tij ai e përmend Shqipërinë prej faqes 91 deri në faqën 1411, duke përmendur historinë prej periudhës otomane, me Skëndërbeun, që e quan një kryqëzor, një hero për shqiptarët, si dhe duke iu referuar marrëdhënieve mes myslimaneve dhe të krishterëve në Ballkan dhe statistikave për popullsitë me shumicë myslimane në këtë rajon.

Ai flet për disa xhihade në botë, duke përmendur atë kundër sovjetikëve në Afganistan, të boshnjakëve kundër serbëve në ish-Jugosllavi, myslimanëve shqiptarë kundër serbëve në Kosovë dhe çeçenëve kundër rusëve në Kaukaz.

Në një pjesë të “Deklaratës Evropiane të Pavarësisë”, ai shkruan: “Në Europë kemi konfliktin në ish-Jugosllavi mes myslimanëve të Bosnjës, serbëve dhe kroatëve dhe konfliktin mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonasve dhe ndoshta me shumë gjasë, jo shumë larg, konfliktin mes shqiptarëve dhe grekëve. Nëse ne i eliminojmë këto konflikte, Çeçeninë, Ballkanin, Sudanin, bota do të jetë një vend i paqmë.

Nëse heqim nga ekuacioni terrorist, aktet terroriste të kryera nga myslimanët në këto pesë vitet e fundit, mund të kuptojmë se lufta kundër terrorit është e panevojshme sepse terrori nuk është ndonjë problem kaq i madh”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›