E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet plani për “eliminimin fizik” të Ramës

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 13:30

Zbardhen përgjimet e Shërbimit Informativ Shtetëror, që sinjalizonin se një grup personash po përgatitej për të eliminuar fizikisht kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Plani ishte thurur nga dy kushërinjtë Luan e Fatos Rami, ish-efektivi i ministrisë së Mbrojtjes, Afrim Kica dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët kërkonin dëmshpërblim nga kryesocialisti Rama, për një makinë që ishte dëmtuar gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku gjetën vdekjen katër persona, shkruan e përditshmja “Gazeta Shqiptare”.

Në përgjimet që ngritën në këmbë gjithë Policinë e Shtetit dhe kreun e socialistëve e vendosën në mesin e një shpure me truproja, tre matjanët e konsideronin Edi Ramën si një “kamikaz” dhe “hasëm të fortë”.

Asnjëri prej të dyshuarve nuk e pati pranuar akuzën, madje Luan Rami e konsideroi atë si shpifje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›