Kriza amerikane e borxheve dhe ngerci politik

Kur kane mbetur vetem pak dite nga perballja e Shteteve te Bashkuara me ate qe Presdenti Obama e quajti fundi i botes financiare shtegu legjislativ per menjanimin e krizes se borxheve duket me i zymte se asnjehere.
Udheheqesi i shumices ne Senat demokrati Harry Reid hodhi poshte nje propozim te nje dite me pare nga kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner qe do te reduktonte deficitin federal dhe rriste tavanin e huave ne dy faza.
shte nje zgjidhje afatshkurter qe republikanet e dine se eshte e papershtatshme per demokratet ne Shtepine e Bardhe dhe Kongres. Ata e dine qe plani republikan nuk do te miratohet nga Senati i Shteteve te Bashkuara.
Pak momente me vone udheheqesi republikan i pakices ne Senat Mitch McConnell kritikoi nje plan nga senatori Reid qe po ashtu do te shkurtonte shpenzimet por qe do te lejonte per nje rritje te vetme ne shkalle te larte te huamarrjes federale.
Ne do te luftojme ndaj cdo gjeje qe pretendon se e zgjidhe problemin por qe nuk e ben kete. Udheheqesi i shumices propozoi nje plan te henen i cili nuk eshte asgje me shume se sa nje perpjekje per te mashtruar popullin amerikan.
Pavaresisht se kane pakicen republikanet kane nje numer te mjaftueshem vendesh per te bllokuar voten perfundimtare ndaj planit te zotit Reid. Plani i senatorit demokrat eshte konsideruar i vdekur qe ne mberritje ne Dhomen e Perfaqesuesve te njejtin fat me planin e zotit Boehner ne Senat.
Faktikisht plani i zotit Boehner ne Dhomen e Perfaqesuesve eshte larg miratimit. Demokratet e pakices e kundershtojne propozimin republikan dhe disa pjestare te levizjes Tea Party kane premtuar te votojne kunder cdo shtimi te tavanit te huamarrjes ne baza ideologjike.
Te marten heret udheheqesi i shumices ne Dhomen e Perfaqesuesve Eric Cantor njoftohet se u kerkoi pjestareve te partise se tij republikane qe te lene menjane mosmarreveshjet e brendeshme dhe te mbeshtesin planin e zotit Boehner.
Senatori Reid argumentoi se propozimi i tij i ploteson kerkesat kryesore republikane ulje te konsiderueshme te shpenzimeve dhe jo rritje taksash.
Nese republikanet vazhdojne te kundershtojne nje propozim te arsyeshem qe e paraqita ne Senat te henen dhe per te cilin do te votojme ne Senat se shpejti do te jete shume e qarte se republikanet nuk e kane ceshtje nese falimentojme ne borxhe. shte e dhimbshur por e vertete.
Nderkohe senatori McConnell kritikoi menyren e trajtimit te negociatave disa mujore nga presidenti qe ende nuk kane nxjerre nje marreveshje.
Presidenti mund te pohoje te jete i shqetesuar rreth kesaj krize. Por nje pyetje vazhdon te mbetet pezull nga cdo konference shtypi qe ka mbajtur dhe cdo fjalim ku eshte plani i tij per te zgjidhur krizen. Republikanet kane propozuar disa plane.
Presidenti Obama ka prezantuar parametrat e nje marreveshje qe do te deshironte ta shikonte por e ka lene per negociatat dypaleshe qe te mundohen te arrijne nje marreveshje te detajuar.
Administrata e Presidentit Obama thote se 2 gushti eshte afati i fundit per rritjen e tavanit te huamarrjes. Pertej kesaj date zyrtaret e Thesarit amerikan thone se qeveria federale do te mbeshtetet vetem ne te ardhurat e taksave per te finanuar veprimtarine e saj. Keto te ardhura nuk jane te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet e brendeshme dhe te jashteme dhe per te paguar borxhet prej 14.3 trilion dollare.