E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kërkon që Kina ta frenojë Phenianin

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 14:00

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i bëri thirrje Kinës të frenojë Korenë e Veriut nga aktet provokuese.

Clinton diskutoi me këshilltarin kinez të shtetit, Dai Bingguo, mbi hapat e mëtejshëm drejt mbylljes së programit bërthamor të Phenianit, nëse bisedimet këtë javë mes diplomatëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut shënojnë përparim.

Clinton takoi Dain në qytetin jugor Shenzhen, ndalesa e fundit në udhëtimin e saj në Azi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i cilësoi bisedimet si produktive dhe tha se zyrtarët kinez e bënë të qartë se synojnë të shtyjnë Korenë e Veriut dhe lanë të kuptohet qartë se Pekini nuk është i kënaqur me sjelljen e Koresë së Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›