E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros-liderëve të BE-së: Keni tre muaj kohë për të shpëtuar euron

Ai shprehu besimin e tij se Greqia do të zgjedhë një qeveri të gatshme të veprojë në përputhje me kushtet e vendosura nga BE-ja dhe FMN-ja, ndërkohë që tha se ekonomia gjermane do fillojë të dobësohet në vjeshtë. Kjo sipas tij do të bëjë që Merkeli të hasë vështirësi në sigurimin e mbështetjes së mëtejshme.

Soros tha se liderët nuk e kuptonin “natyrën e krizës”. Ai tha se ndërkohë që liderët evropianë po fokusohen në nivelet e borxheve, kriza është “më shumë një problem bankar se një problem i konkurrencës”. “Për këtë arsye, -argumenton Soros- liderët po përdorin ilaçin e gabuar. Ju nuk mund të reduktoni borxhet duke tkurrur ekonominë, ju mund të dilni nga ky batak vetëm duke simuluar rritjen ekonomike.”

Soros ia referua kështu masave dramatike të shkurtimeve që janë aplikuar në Evropë. Masa të cilat po vihen në pikëpyetje nga një numër gjithnjë e më i madh liderësh.

“Kriza me shumë gjasa do të arrijë kulmin në vjeshtë. Në këtë kohë, edhe ekonomia gjermane do të fillojë të dobësohet, e në këtë mënyrë kancelarja gjermane Angela Merkel do ta ketë edhe më të vështirë se sot të bindë opinionin gjerman për më shumë përgjegjësi në kuadër të Evropës. Prandaj liderët kanë tre muaj kohë ta zgjidhnin këtë problem”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-06-04 12:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›