E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Qiproja mund “t’i shtrijë dorën” BE-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Qipros, Panicos Demetriades, tha gjatë një interviste për “Financial Times” se Qiproja do të kërkojë dorëzani nëse do ta shikojë të nevojshme. Këto komente vijnë pas deklaratave që bëri të Premten, Presidenti Demetris Christofias.

Më parë Qiproja ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi që të marrë dorëzani, ndërkohë që tani liderët e këtij shteti kanë zbutur tonët pasi u rezulton se sistemi i tyre bankar është tepër i ekspozuar ndaj krizës në Greqi.

Demetriades tha për “FT” se Qiproja ishte në një pikë tepër të rëndësishme për sa i përket krizës./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-04 14:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›